Maqedoni

Skandali me drejtorin e Neurologjisë, LSDM-ja kërkon hetim dhe marrje të licencës

11.10.2025 12:50

Pas shkarkimit nga pozita të drejtorit të Klinikës Universitare të Neurologjisë Igor Kuzmanoski...

Pas shkarkimit nga pozita të drejtorit të Klinikës Universitare të Neurologjisë Igor Kuzmanoski, i cili dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike, për çka kanë qarkulluar edhe pamje në rrjetet sociale, LSDM-ja këkron që ai të përgjigjet penalisht dhe  të nis hetim për punë e tij.
 
Kërkojnë nga oda e mjekëve që t’i merret edhe licenca për punë, derisa të zgjas hetimi.
 
“Nëse personi që udhëheq me shtëpi shëndetësore ka shfrytëzuar lëndë narkotike, kjo hap pyetjen se si kjo ka ndikuar në vendimet e tij si drejtor, mbi shëndetin e pacientëve, mbi sigurinë dhe funksionimin e sistemit të klinikës. Të gjitha institucionet kompetente duhet menjëherë ta thërrasin në pyetje dhe ta hetojnë tërë punën e tij. Derisa të zgjas hetimi, Ministria e shëndetësisë duhet të kërkojë nga oda ekonomike që t’i merret licenca për punë për këtë kohë”, u shpreh Elena Radeska nga LSDM.
 
Nga opozita maqedonase poashtu akuzojnë për gjendjen aktuale të sistemit shëndetësor, ku sipas tyre është në kaos të madh dhe se qytetarët nuk i marrin shërbimet shëndetësore sa duhet, nuk ka barna e as operacione.
 
Ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se në këtë klinikë  drejtor do të emërohet  një drejtor i ri sa më shpejt të jetë e mundur, në përputhje me procedurat ligjore ndërsa puna e Klinikës vazhdon pa ndërprerje. 
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU