Maqedoni

Grabitja në Gostivar, u morën 18 kilogramë ar në vlerë 1.8 milionë euro

11.10.2025 13:06

Prokuroria e Shtetit informoi sot se gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm...

Prokuroria e Shtetit informoi sot se gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, Prokuroria Themelore Publike në Gostivar lëshoi disa urdhëresa me qëllim identifikimin e autorëve që dje kryen një grabitje në një artari pranë tregut të vogël në Gostivar.
 
SPB Tetovë ka dhënë detaje, Siç tha Fatmir Rexhepi, personat kanë marrë rreth 18 kilogramë ar në vlerë prej 1,8 milionë euro. Ai shtoi se vetura e cila dyshohet se e kanë përdorur personat, është gjetur e djegur në Mavrovë, e cila është dërguar për inspektim. 
 
“Dje më 10 tetor 2025 rreth orës 18:45 në departamentin për punë të brendshme në gostivar  është raportuar se në në artari prone e personit S.ZH nga Gostivari është kryer një vjedhje grabitçare ku gjatë vjedhjes janë marrë rreth `18 kg ari me vlerë prej 1.8 milion euro dhe menjëherë janvmarrë masa për gjetjen e personave të cilët kanë qenë të maskuar. Kështuqë gjatë marrjes ssë masave në rrugën rajonale Gostivar-Mavrovë është gjetur një veturë që ka qenë e përfshirë nëflakë dhe është ekonstatuar se bëhet fjalë për veturën BMW pa targa regjistrimi e cila dyshohet se është përdorur gjatë kësaj vjedhje. Në automjet ësht gjetur një pushkë automatike me bajonetë. Vetura me urdhër të prokurorit është marrë për inspektim të mëtutjeshëm”, u shpreh Fatmir Rexhepi nga SPB Tetovë.
 
Katër personat me armë automatike kryen grabitjen, pas së cilës ikën me një automjet në drjtim të panjohur. Rexhepi bëri të ditur se autorët ende janë në kërkim.
 
VISAR SADIKI