Maqedoni

RMV shënon 11 tetorin, urojnë krerët e shteteve, ndahet çmimi “11 tetori”

11.10.2025 13:22

Maqedonia e Veriut shënon përvjetorin e ditës së kryengritjes popullore...

Maqedonia e Veriut shënon përvjetorin e ditës së kryengritjes popullore kundër fashizmit, 11 tetori, ditë e shqëruar me akademi solemne dhe aktivitet tjera në qytete të ndyrshme të shtetit.
 
Kryeministri Mickoski me ketë rast u thotë qytetarëve e sidomos të rinjëve  vendi ynë do të del fitues dhe i suksesshëm. Nëpërmjet një mobilizimi shoqëror do t’i realizojmë qëllimet strategjike shtetërore, tha Mickoski, duke shtuar se rruga drejt BE-së shoqërohet me lojëra dhe  sulme jo të sinqerta.
 
Nga fqiu lindor kërkoi që të dëshmojë vlerave të vërteta evropiane.
 
“Pengesa jonë e madhe  në rrugën drejt BE-së është çështja me fqiun tonë lindor dhe të ashtuquajturës ” propozimi francez”  të cilën qeveria paraprake e pranoi vetë. Kjo tani është pengesa që duhet zhvendosur… E tani, nëpërmjet manovrave politike munden të viatojnë  disa vija të kuqe që duhet të na mbrojnë nga propozimi që në mënyrë injorante e pranuan vetë pa pyetur opiztën e atëhershme dhe qytetarët”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
 
Presidentja e shteti Gordana Siljanovska Davkova në urimin e saj  përkujtoi se festimi i 11 tetorit nuk është vetëm një kujtesë e një epopeje të lavdishme, por një thirrje për vazhdimin e saj me dialog në paqe.
 
“Jetojmë në një kohë të vështirë luftërash dhe kërcënimesh lufte, të turpshme për shekullin e 21-të. Jemi të ngarkuar me probleme thelbësore në realizimin e ligjit, drejtësisë, njerëzimit dhe solidaritetit. Përballemi me sfida të reja, të pazakonta për demokracinë”, u shpreh presidentja e shteti Gordana Siljanovska Davkova.
 
Kryetari i parlamentit Afrim Gashi tha se kjo ditë e kujton rëndësinë e lirisë, solidaritetit dhe dinjitetit njerëzor, si vlera mbi të cilat ndërtohet shoqëria jonë.
 
“Të qëndrojmë të bashkuar në përpjekjet për një të ardhme europiane, prosperuese dhe të drejtë, me institucione të forta, lidership të përgjegjshëm dhe kujdes të përditshëm për të mirën e përbashkët. Le të jetë kjo ditë nxitje për secilin prej nesh të kontribuojë me punë, dije dhe integritet për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi kryetari i parlamentit Afrim Gashi.
 
Në këtë ditë nuk kanë munguar as urimet e polikëve dhe  krerëve partiak. Edhe kësaj rradhe u nda çmimi shtetëror, “11 tetori”.  Në fushën e artit  u dekorua Teuta Ajdini – Jegeni, profesoreshës dhe dirigjentes së korit,  Letka Dimovska dhe Ivo Jankoskit producent, ndërsa në fushën e shkencës dhe arsimit, profesorit Konstantin Dimitrov dhe akademikut, Gligor Jovanovski.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU