Maqedoni
Kumanovë: Sh.E.”Vllaznia” me aktivitete dimërore!
11.10.2025 13:40
Shoqata Edukative “Vllaznia”, në vazhdën e aktiviteteve të shumta si edukative...

Shoqata Edukative “Vllaznia”, në vazhdën e aktiviteteve të shumta si edukative, kulturore e humanitare, ditëve në vijim paralajmëron fillimin e aktivitetit humanitar për grumbullimin e mjeteve financiare për blerejn e druve për ngrohje, aktivitet ky i dedikuar familjeve me status të rrezikuar social e ekonomik, si dhe pagesën e faturave elektrike të atyre që nuk mund të arrijnë ta paguajnë.
“Pasi jemi pranë stinës së Dimrit, e kemi aktivitetin e rradhës që ka të bëjë me grumbullimin e donacioneve për furnizimin me dru për ngrohje familjeve në nevojë me qëllim që tu mundësohet edhe atyre një dimër më të ngrohtë, kështuqë të arrijmë t’i donojmë atyre disa metra dru për ngrohje, por edhe duke ua bërë pagesën e faturave të rrymës elektrike, pra kjo vlen për ato familje në nevojë duke i përfshirë edhe komunën e Kumanovës dhe Likovës”, u shpreh kryetari i Sh.E. “Vllaznia”, Ajhan Abazi.
Nga kjo shoqatë gjithashtu paralajmërojnë edhe aktivitetin tjetër edukativ që pritet të realizohet për filloristët e rajonit të Kumanovës.
“Tani kemi aktivitetin e quajtur “Shkolla dimërore”, në qershor e kishim “Shkolla verore”, e shpresojmë gjatë muajit janar ta realizojmë “Shkolla dimërore” ku parashihet të zgjasë për një javë rresht, do të jet e hapur edhe për qytetin e Kumanovës edhe për Likovën. Ky aktivitet do të zhvillohet vetëm për filloristët”, theksoi Abazi
Ajhan Abazi, njëherit apelon por edhe falenderon të gjithë ata donatorë që pa hezitim i përgjigjen thirrjeve të shoqatës për realizimin e aktiviteteve humanitare. Ndryshe, shoqata educative “Vllaznia”, së fundmi realizoi me sukses aktivitetin për blerjen e çantave dhe mjeteve shkollore, me çka gjatë fillimit të vitit shkollor 2025-26 edhe bëri shpërndarjen e të njejtave.
FATLUM AQIFI
