Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, E Majta shpalosi ofertën për Shkupin e Manastirin

11.10.2025 14:12

Kandidati për kryetar të qytetit të Shkupit nga rradhët e partis E Majta...

Kandidati për kryetar të qytetit të Shkupit nga rradhët e partis E Majta, ka prëzentuar para qytetarëve një pik të programit të saj që ka të bëj me transparencën dhë lëhtësimin e shërbimevë komunale.
 
Meicinoviq thotë se qytetarët përmës disa aplikacionevë do të mund të  bëjnë, pagesat e tatimit në pronë,  për faturat komunale, parkingjet, biletën e autobusit dhë disa shërbimë të tjëra. Gjthashtu do të mund të ndjekin dhe punën e këshillit të qytetit. 
 
“Mendojmë se duhet të bëhët një garë jashta tregut , të thrrasim një garë për programer nga Shkupi që do ta zhvillojnë aplikacionin për nevojat e qytetit , në vend që kjo të shkoj përmës tenderëve dhe nga kompani të shtrejta që mund të kënë zgjidhjë të pa qarta dhe me afatë të paqarta. Fazën e parë të promovojmë garën për zhvillimin e aplikacionit që do ti integrojë të gjitha shërbimet”, u shpreh kandidati për qytetin e Shkupit nga E Majta, Amar Meicinoviq. 
 
Në Manastir E Majta ka kërkuar votën për listën e këshilltarëvë komunal. 
 
“Program më të pasur dhë prioritet e këmi qendrën ditore për intelektualët me aftësi ndryshë  mbi 18 vjec , ndërtimin e një gondole në malin e Pelisterit gjëgjësisht  zhvillimin e turizmit në Manastir , pastrimin e lumit Dragor , zgjidhjen e statusit të branitellave sipas ligjit dhe nenit për vetqeverisje lokale dhe cështje të tjera që qytetarët i ndjejnë të nevojshme, duhet të jemi më serioz dhe me mëshum numra në këshill”, theksoi bartës i listës nga E Majta në Manastir, Goran Vasilevski. 
 
E Majta kërkon votën e qytetarëve  që në Manastir të dyfishoj numrat për këshilltar për të mos e lënë pushtetin lokal në duar të VMRO-DPMNE-së .
 
GAZMEND REXHEPI