Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, VMRO-DPMNE mbajti tubim në Vallandovë

11.10.2025 14:28

Karvani zgjedhor i udhëhequr nga VMRO-DPMNE mbrëm prezantoi kandidatin...

Karvani zgjedhor i udhëhequr nga VMRO-DPMNE mbrëm prezantoi kandidatin për kryetar të komunës së Vallandovës Gjoko Kamçev dhe listën e kanddiatëve për këshilltarë komunal për këtë qytet. Kamçev u tha vallandovasëve se ata po konsumojnë ujë të pasigurt dhe se rrjeti i ujësjellësit është i vjetërësuar, andaj një ndër prioritet e tij kryesore do të jetë rinovimi i ujësellësit plotësisht.
 
Përveç kësaj Kamçev u përbetua se do të modernizojë infrastrukturën rrugore në çdo vendbanim, do të investojë në zhvillimin e arsimit dhe të sportit, duke i rikonstruar shkollat dhe çerdhet, duke ndërtuar salla sportive dhe parqe, se do të menaxhojë në mënyrë të ndershme me mjetet e komunës.         
                                                 
“Me 19 tetor të dalim dhe masovikisht të rrethojmë numrin 9 të VMRO-DPMNE-së. Ti sjellim ndryshimet bashkërisht. Bëni zgjedhjen e duhur që së bashku të fillojmë  të ndërtojmë Vallandovën. Kjo është  luftë për pushtet, dhe asnjëherë nuk ka qenë, kjo është luftë për dinjitetin tonë. Për të ardhmen tonë të përbashkët dhe për vendin tonë. Që Vallandova të jetë një komunë shembullore, dhe jo një komunë pashprese”, u shpreh kandidat për kryetar në qytetin e Vallandovës nga VMRO-DPMNE, Gjoko Kamçev.              
 
Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski duke kërkuar mbështetjen e banorëve për Kamçevin u tha atyre se në këto zgjedhje lokale ka vetëm dy opsione. E para është opsioni i ashtuquajtur treshja e LSDM-BDI- E Majta që po përpiqet të kthejë Maqedoninë prapra dhe VMRO-DPMNE, e cila gjithçka që premton e realizon.
 
E një ndër premtimet e realizuara, shtoi Mickoski,  është rritja e pensioneve, rialokimi i 250 milionë eurove nga buxheti qendror për pushtetin lokal dhe BDI dhe Ali Ahmeti në opozitë. 
 
“Gjëja e dytë që premtuam në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare ishte se nuk do të formonim koalicion me BDI-në dhe se Ali Ahmeti pas 20 vite do të jetë në opozitë edhe për këtë e mbajtëm premtimin. Gjëja e tretë kryesore që premtuam është se çdo vit do të ndajmë 250 milionë euro nga buxheti qendror për projekte, për financimin e investimeve kapitale në komuna edhe këtë e kemi realizuar. Ne investojmë kudo në vend”, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.                   
 
Krvavani zgjedhor i VMRO-DPMNE - së në krye me Mickoskin, mbrëm vazhdoi edhe në komunën e Gjevgjelisë, Bogdancit dhe Dojranit duke i prezantuar para banorëve të këtyre vendabimeve kandidatët e tyre për kryetar të komunave dhe listat e këshilltarëve komunal.
 
Mickoski ftoi të gjithë qytetarët që më 19 tetor, pa mëdyshje të votojnë opsionin e tyre politik, pasi që VMRO-DPMNE garaton zhvillim më të madh komunal dhe jetë më të mire për të gjithë.
 
REXHEP QAMILI