Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, të pavarurit dhe jo-parlamentarët në fushatë
11.10.2025 15:00
Pjesë e fushatës në kërkim të votës së qytetrarëve janë edhe kandidatët...

Pjesë e fushatës në kërkim të votës së qytetrarëve janë edhe kandidatët e pavarur dhe partitë jashtë parlamentare për kryetarë komune dhe këshilltarë komunal.
“Ne rinia ta bëjmë atë[ besëlidhjen me ju, prë shkak se bashkë me ju ti bashkojmë forcat, ne energjinë, e ju mençurinë, përvojën dhe bashkarisht të dalim të suksesshëm te ky rrugëtim, që është shumë i hajrit dhe është një rrugëtim që kërkojmë të kthehet ndershmëria, vlerat kërçovare dhe me të vërtetë të dalim gjithë faqebardhë. Ne vetëm një kundërkandidat kemi dhe ai kundërkandidat është pala maqedone, kandidati i VMRO-së”, u shpreh kandidati i pavarur për komunën e Kërçovës, Shkodran Alili.
“Për herë të parë në qytet, do të vendosim të ashtuquajtura info point, ose thënë ndryshe pika informative dhe orientuese për të gjithë ata që vijnë dhevizitojnë qytetitn tonë. E para do të vendoset në fillim të shëtitores, e cila do të bëhet funksionale me parkime, me standarde dhe gjelbërim, me shesh pushimi, të gjitha këta për të vendosur si prioritet”, theksoi kandidat i pavarur për kryetar të komunës së Dibrës, Ramadan Imeri,
“Do të duhet ta transformojmë administratën publike, ose ajo që quhet zhvillimi ekonomik lokal, që të mundet të krijojmë tre departamente të reja. E para, grantet, ka shumë para të lira në botë dhe ne duhet të krijojmë një departament special për tërheqjen e granteve nga bota perendimore e zhvilluar, nga bota indstriale. Unë do të krijojë një lloj platforme që sektori privat të ketë subvencione fiskale, posaqërisht ato në sektorin privat”, u shpreh kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit, Visar Ademi
“Unë personalisht si inxhinier softverik dhe këshilltar në qytetin e Shkupit, kam zhvilluar platformë të quajtur qyteti im, ku do të mund ti gjeni të gjitha seancat e Këshillit të Qytetit të Shkupit, si është votuar nga shumica, si kemi votuar ne këshilltarët e Qytetit të Gjelbërt Human, materiale shtesë rreth gjithë asaj, buxhete të hapura breda në këtë sistem dhe mund të them se jemi organizimi i vetëm politik në territor të Maqedonisë, e cila me sukses në këtë nivelë të transparencës ka sjellur një këshill të hapur”, theksoi Gorjan Jovanovski nga qyteti i Gjelbërt Human.
“Ne ofrojmë analizë të detajuar të vet institucioneve, ofrojmë zgjidhjen e këtyre problemeve, shkatërrimin e strofullave partiake brenda tyre si dhe sigurimin e strategjisë për përballjen e vet institucioneve me këtë problem, i cili është për një kohë të ghjatë. Shtylla e dytë në këtë plan për zhvillimin e Qytetit të Shkupit, përbëhet nga ajo që të sigurojmë një buxhet transparent, i cili nuk do të miratohen prapa dyerve të mbyllura, por do të miratohet para qytetarëve”, u shpreh Dragan Dimkoviç, kandidati për këshilltarë të qytetit të Shkupit nga Qyteti i Gjelbërt Human.
“Më e rëndësishme për Strugën dhe Ohrin është deponia qendrore. Unë për deponinë qendrore kam sjellur investitorë qysh në vitin 2010, vetëm ministrat e atëhershëm të financave nuk u treguan të gatshëm. Megjithatë problemi i deponisë qendrore në Strugë vazhdon. Tani përsëri dua apo edhe mund të tregoj dokument se paratë i kemi të siguruara këtu, por vetëm në qoftë se zgjidhem unë kryetar komune i Strugës”, theksoi kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Strugës, Nasto Palioski.
