Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, PDT vazhdon fushatën në Pllasnicë

11.10.2025 15:16

Edhe kandidati i Partisë Demokratike Turke për kryetarë komune...

Edhe kandidati i Partisë Demokratike Turke për kryetarë komune Elsan Nurçeski, vazhdon fushatën në komunën e Pllasnicës. 
 
“Ofrojmë program të ndershëm real, shpresdhënës dhe të realizueshëm. Program i cili përmban projekte reale, projekte të cilat në afat sa më të shkurtër do të realizohen dhe do ta përmirësojnë gjendjen dhe jetën e qytetarëve dhe do të sjellin mirëqenie për të gjithë banorët në komunën e Pllasnicës. Programi ofron projekte reale, prandaj presim nga banorët e Pllasnicës të votojnë për partinë Demokratike të Turqve ta rrethojnë numrin 14”, u shpreh kanddiati i PDT-së për kryetarë të Pllasnicës, Elsan Nurçeski.