Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, LSDM prezanton kandidatin në Gazi Babë
11.10.2025 15:48
Lidhja Social Demokrate ka prezantuar kandidatin për kryetarë...

Lidhja Social Demokrate ka prezantuar kandidatin për kryetarë në komunën e Gazi Babës, Vllatko Mitovski dhe listën e këshilltarëve.Mitovski para të pranishmive tha se Gazi Baba po mbytet në deponi dhe kaos trafiku ndërsa potencoi se ka ardhur koha t’i kthehet shkëlqimi.Tha se vizioni i tij nuk është letër, por udhërrëfyes.
Nga tribuna me qytetarët porositi se në 100 ditët e para do të pastrohen të gjitha deponitë ilegale, do të fillojë ndërtimi i një stacioni për qentë endacakë, me qëllim që Gazi Baba të bëhet komuna e parë me zero qen rrugësh, dhe do të vendoset një sistem modern për menaxhim të mbeturinave.
Ai njoftoi gjithashtu për tre garazhe me kate dhe rrugë njëkahëshe në Avtokomandë për t’i dhënë fund kaosit në trafik.Ai premtoi rindërtim të plotë të rrjetit të ujësjellësit në të gjitha pjesët ku mungon uji, një sallë të re sportive, pishinë të mbyllur, kinema dhe shtëpi kulture, ndërtesë të re komunale, shtigje për biçikleta dhe hapësira të gjelbra publike.
Do të ndërtojmë me ndershmëri, transparencë dhe rregull, dhe çdo denar i shpenzuar do të jetë i dukshëm për qytetarët.Më 19 tetor të votojmë për numrin 5 ta kthejmë komunën te qytetarët tha Mitevski nga tubimi në Gazi Babë.
“Do t’i japim fund kaosit urbanistik që po shkatërro n rrugët dhe paqen do të ndërtojmë me plan me kushte të parasiguruara dhe infrastrukturë të siguruar.Gazi Baba do të bëhet qarkullimi i ri jetësor i qytetit.Do të kemi zgjidhje të re komunikacioni që do t'i lidhë Hipodromin dhe Inxhikovën me autostradë .Urë të re që do t'i lidh rrugët Pero Nakov me bulevardin ASNOM në komunën e Aerdoromit me çka rrëmuja në rrugë Bllagoja Stevkovski dhe Metodija Andonov Çento do të mbetet e kaluar”, u shpreh kandidati i LSDM-së për kryetarë komune në Gazi Babë, Vllatko Mitevski.
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe theksoi se më 19 tetor, Gazi Baba duhet të zgjedhë ndryshimin. “Gazi Baba gjithmonë ka ditur t’i njohë njerëzit e vërtetë, vlerat e vërteta dhe luftën e vërtetë. Edhe sot jam këtu për të kërkuar mbështetje për këta njerëz të mrekullueshëm që janë me mua, kandidatët tanë për këshilltarë dhe kandidatin tonë të palodhur për kryetar komune, Vllatko Mitovski, theksoi Filipçe, në tribunën qytetare në Gazi Baba.
“Lufta jonë nuk është kundër askuj, por luftë për diçka shumë të rëndësishme. Luftë për një shtet të drejtë , jetë të denjë, për një të ardhme ku të rinjët do të qëndrojnë këtu, në Maqedoninë e tyre.Më 19 tetor të tregojmë forcën tonë, dashurinë tonë për këtë vend, të tregojmë dallimin mes patriotizmit të vërtet dhe propagandës së lirë”, theksoi kryetar i LSDM-së, Venko Filipçe.
Në fjalimin e tij para qytetarëve të Gazi Babës, Filipçe theksoi se Stefkovski dhe VMRO-DPMNE kanë kopjuar në programin e tyre të ri të njëjtat projekte nga fillimi, sepse nuk kanë realizuar asgjë nga ajo që kishin premtuar më herët.
FLORIJE KAMBERI
