Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, AKI mbajti tubime në Likovë dhe Kumanovë
11.10.2025 16:04
Aleanca Kombëtare për Integrim ka vazhduar fushatën me tubimet në komunën e Likovës...

Aleanca Kombëtare për Integrim ka vazhduar fushatën me tubimet në komunën e Likovës dhe në qytetin ku ka kërkaur përkrahje për kandidatët për kryetarë dhe këshilltaër komunal.
Komuna e Likovës është komunë e kreanrisë dekalroi para të pranishmive kanddiati për kryetarë Erkan Arifi, i cili këron edhe një mandat në krye të kësaj komune pasi siç tha ai punët që janë bërë gjatë mandatit aktual janë të prekshme për të gjith qytetarët e kësaj komune.
Sipas tij projektet dhe punët e mira në komunën e Likovës do të vazhdojnë edhe në katër vitet e ardhëshme nëse ai dhe lsita e këshiltarëve të këtij koalicioni do të marin përsëri besimin e qytetarëve.
“Dua tu them të gjithve se me ndërgjegjen më të pastërt me përgjejgësinë më të pastërt kemi punuar që ta ndryshojmë fizionominë e komunës. Ti ndryhsojmë fshatrat tonë me investime kapitale me projekte që kjo komunë e ka marrë një pamje krejt ndryshe dhe banorët e komunës tonë janë në atë vend të cilin e kanë merituar”, u shpreh kandidati për kryetarë të komunsë së Likovës, Erkan Arifi.
Sipas Arifit fitorja e AKI-së përveç për komunën e Likovës është me rëndësi kombëtare për të gjithë shqiptarët, për të dëshmaur se shqiptarët nuk e durojnë nënshtrimin. Edhe në tubimin në Kuamovë u kërkaur përkrahje për kandidatin për kryetarë komune Selver Ajdini dhe listën e kandidatëve për këshilltarë komunal.
Komuna e Kumanovës dhe Likovës duhej të ishin bashk por ky gabim u bë para 20 vitesh theksoi bartësi i listës së kandidatëve për këshilltarë Belerim Hyseni. Por sipas tij me platformën e ofruar për qytetarët në këto zgjedhje ekziston optimizmi se shqiptarët e Kuamnovës do të jenë faktor determinues dhe vedim marrës.
“Na duhet një zë i fortë e jo zë i nënshtruar. Sot si asnjëherë më parë në Kumanovë kemi nevojë për dinjitet, kemi nevojë të realizojmë përfaqësimin e drejtë në të gjtha institucionet e pushtetit lokal. Nga këtu dua të premtoj se të gjitha projektet që i kemi në platformën tonë politike do të jenë tër ealizueshme vetëm nëse më 19 tetor votoni AKI-në”, theksoi nartës i listës së kanddiatëve për këshilltar komunal i AKI-së në Kuamnovë, Blerim Hyseni.
Hyseni njëherit bëri edhe dy premtime, angazhimin e tij që në Kumanovë shqiptarët të udhëheqin me këshillin komunal dhe këshilli komunal të vendosë që flamuri kombëtar shqiptar të jetë në përdorim zyrtarë në qytetin e Kumanovës.
Në tubimet në Likovë dhe Kuamnovë votën për kandidatët e AKI-së për kryetarë dhe këshilltaër komunal e kërkuan edhe liderët e këtij koalicioni Ali Ahmeti, Arben Taravari dhe Skender Rexhepi.
Ndërkohë Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, prezantoi projektet kryesore shëndetësore, përfshi krijimin e një spitali mobil, si një karvan që çdo ditë do të jetë i pranishëm në lagje të ndryshme të Çairit, ku qytetarët do të kenë mundësi të bëjnë kontrolle falas.
GYLTENE SINANI
