Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, VLEN mbajti tubime në Zhelinë dhe Bërvenicë
11.10.2025 16:20
Koalicioni Vlen ka vazhduar mbrëm fushatën në komunën e Zhelinës dhe Bërvenicës...

Koalicioni Vlen ka vazhduar mbrëm fushatën në komunën e Zhelinës dhe Bërvenicës kua ka prezentuar kanddiatët për kryetarë komune dhe listat për këshilltarë komunal. Duke iu drejtuar të pranishmive, kandidati për kryetarë të komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu tha se si kryetarë aktual i komunës së Zhelinës ka punuar në bashkëpunim me qytetarët për ta transformuar këtë komunë.
Ai tha se oponontët projektin e vetëm e kishin çerdhen, për të cilën Sejdiu tha se punimet do të nisin pas një muajit. Sejdiu tha se në programin e tij ka edhe shum projekte për komunën e Zhelinës të cilat do të realizoheshin nëse ai merr edhe një mandat në krye të kësajë komune.
“Sivjet përfundojm me projektin e pallatit të kulturës që është enkas për të rejat dhe të rinjët tonë që i kemi të mrekullueshëm. Kemi fituar dy projekte të reja për pleqt. Për herë të parë në komunë të Zhelinës Pleqt do të kenë qendrën e tyre të pensionistëve, ku e kemi kontraktuar edhe pronën”, u shpreh kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Zhelinës, Blerim Sejdiu.
Sejdiu njëherit tha se ka menduar edhe personat me nevoja të Veçanta, pasi komuna e Zhelinës ka fituar projektin ku do të kenë hapsirë, edhe fëmijët me nevoja të veçanta. Paoshtu Ai tha se do të ndërtohet edhe qendra sociale e cila do të jetë e locuar në Grupçin, ku do të vendosen njësiti i zjarrfikësve, dhënia e ndihmës sociale, dhënëa e dokumenteve persoanale.
Sipas Sejdiut në bazë të punëve të kryera Zhelina tanimë po merr pamjen e qytetit. Ndërkohë në tubimin në komunën e Bërvenicës kandiati për kryetarë Haqim Ramadani tha se kjo komunë ka nevojë për ndryshim një kthesë historike që e meriton çdo shtëpi dhe banorë i komunës së Bërvenicës.
“Nga dita e parë, nga seanca e parë do ta ndalim pagesën e dyfisht. Në mbledhjen e parë të këshillit komunal do ti anulojmë pagesat që rëndojnë qytetarrët. Do të kemi zhvillim të barabartë për çdo vendbanim. Ahstu siç ndau qeveria për kokë banori mjete nga pushteti qëndror, ashtu edhe unë garantoj se do të ndajë për çdo vendbanim, për kokë banori do të ndaj mjete ashtu siç meriton çdo banorë”, theksoi Kandidat i koalicionit VLEN për kryetar të Zhelinës, Haqim Ramadani.
Ai poashtu premtoi krijimin e komunës digjitale që lidh çdo shtëpi me diasporën e kësaj komune. Ramadani tha se me atë në krye të komunës së Bërvenicës rinia do të ejtë në qendër të vëmendjes. Ai premtoi se 5% e buxhetit komunal do të ndahet për rininë dhe idetë e tyre progresive.
Poashtu ai premtoi transparencë të plotë, pasi siç tha Ramadani qytetarët kanë humbur besimin ndaj udhëheqësve, prandaj siç tha ai çdo banorë do ta dijë se ku shkon çdo qindarkë e tyre nga buxheti komunal. Përkrahje për kandiatët në Zhelinë dhe Bërvenicë kërkuan edhe liderët e kualicionit Vlen, Bilall Kasami dhe Zeqirja Ibrahimi.
FITORE DEMOLLI
