Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, "E Di" aktivitete në Kumanovë dhe Qendër
11.10.2025 16:36
Kandidati për kryetar të Komunës së Kumanovës, nga Lëvizja “E Di”

Kandidati për kryetar të Komunës së Kumanovës, nga Lëvizja “E DI” Maksim Dimitrievski, ka paralajmëruar ndërtimin e një sheshi të ri në qytet. Ai thotë se është i gatshëm ta realizojë këtë projekt nesë fiton edhe nji mandat.
“Një prej proekteve të cilin dëshiroj ta paralajmëroj në mandatin e ardshëm nëse e fitoj me ndihmën nga ana e bashkëqytetarëve ajo është ndërtimi i një sheshi të ri në lokacionin “Çorobensko qoshe” me një garazhë nëntëksore në dy kate dhe një sheshi urban që don të thotë se do të jepë mundësi për lidhje të sheshit egzistues Nova Jugosllavia me një shesh të ri të cilën do të propozoj sheshi Maqedonia”, u shpreh kandidati për kryetar të Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
Kandidati për kryetar të Komunës Qendër, Miroslav Labudoviq, prezantoi projekte për t’i dhënë fund kaosit në trafik.
“Qendra duhet të dalë nga kaosi i trafikut i cili çdo ditë na harxhon energjinë dhe na vjedh kohë. Këmbësorët nuk kanë ku të kalojnë, parkimi është një betejë, ndërsa rrugët janë të mbingarkuara dhe jofunksionale. Është koha që kjo të ndryshojë me zgjidhje konkrete, sistematike dhe të menduara mirë. Fillojmë me rindërtimin e plotë të rrugëve “Hristo Smirnenski”, “9 Maj” dhe “20 Tetor” në lagjen Bunjakovec, me asfalt të ri, trotuare, gjelbërim dhe pajisje urbane moderne. Me këtë, do të vendosim më në fund rregull dhe parkim rezident për ata që vërtet jetojnë këtu”, theksoi kandidati për kryetar të komunës Qendër nga lëvizja “E Di”, Miroslav Labudoviç.
Me këto projekte, Qendra më në fund do të ec drejt modelit të një komune europiane thonë nga E DI.
GAZMEND KURTISHI
