Maqedoni

Familja Ibrahimi, kërkuan jetë më të mirë, mbetën pa bukë

23.05.2015 15:28

Për një jetë më të mirë Familja Ibrahimi nga qyteti i Kacanikut shpërngulet në Shkup. Mirëpo jo cdo herë realizohen synimet...

Pesë antarët jo vetëm që mezi paguajnë qeranë , por ata mezi arrijnë të mbijetojnë. 
 
“Ka pasur  raste kur skemi pas aspak ushqim, ka 3 ose 4 ditë skam pas as supë për ti zier fëmijeve. Kjo më ka ndodh para 1 vjetve, para muajve, para 2 javëve. Për mua është  shumë e rëndë si nënë, duke i gënjy fëmijët para se të flejn "ajt me nanën se babi tash do të vjen", po cka me bo kur ska.Më barkun bosh nuk të ze gjumi, mua e rritur nuk më ze gjumi e le më fëmijët. Le ta paremndojnë nënat që fimëja i ri i urritur, ashtu sikur që e di se fëmija im është i urritur, le ta dijnë edhe nënat e tjera se fëmijët e mijë janë të urritur, ju lutem kush ka mundësi le të më ndihmon”, tha Zymrite Ibrahimi 
 
Kryefamiljari nuk ka punë të rregullt dhe Zymritja thotë se kanë  hequr shumë , e në fund kur mbetën pa bukë, ajo bëri gjënë e vetme që dinte, fillojë të bëjë punëdore dhe ti shesë ato për të mbajtur familjen. 
 
“Shumë kam hjek, vetëm në gurë të mullirin që skam hi. Cka kam hjek unë, nuk dua askush të hjek. Ma keq ska ku shkonë. Prej një shtëpie në tjetër shtëpie, është shumë e rëndë.Unë punoj në shtëpi me tentene. Kush i blen mirë, kur sju duhet i mbaj në shtëpi. 6 copa komodes 15 euro, një shllajfer 15 euro, nëse i kërkojnë komplet 30 euro”, shtoi zonja Ibrahimi
 
Kjo familje gjithashtu ka problem edhe me dokumentacionin, madje për shkak të mungesës së të hollave, ato nuk nxjerrin dot as certifikatat e lindjes në Kacanik, që kushtojnë shumë për buxhetin e tyre që është gati zero.
 
Para një muaji janë vendosur në një shtëpi në  lagjen :” Gjorce 2”,  por  nuk e dinë nëse do të kenë mundësi ta paguajnë qeranë për këtë muaj. Apelojnë për ndihmë, për punë, për cfarëdo, vetëm që të mund të mbijetojnë. 
 
Për mdihmë paraqituni në numrin e tyre 070 851-364
 
RINA TURKESHI