Maqedoni

Udhëtime në vendet e BE-së: Nga 12 tetori, rregulla të reja, hyrje -dalje

11.10.2025 16:52

Prej nesër fillon zbatimi i integruar i hyrje-daljes në vendet e BE-së...

Prej nesër fillon zbatimi i integruar i hyrje-daljes në vendet e BE-së. Ky është një sistem digjital për regjistrim në kufijtë e jashtëm  të zonës Shengen për shtetasit që nuk janë anëtarë të BE-së apo zonës Shengen.
 
Kjo në praktikë do të thotë se në të ardhmen kur qytetarët e vendeve të treta do të hyjnë në vendet e BE-së, do të duhet vetëm njëherë t’i regjistrojnë të dhënat biometrike, pra, gjurmë gishtash dhe fotografi, dhe pasi kjo të jetë bërë njëherë, pastaj në hyrjen e dytë në BE kjo do të jetë më e lehtë.
 
Pra, kur të kalohet në aeroporte, mund të  shfrytëzohen dyert automatike dhe udhëtimi në kufijtë e BE-së do të jetë më i lehtë. Sistemi i avancuar do të regjistrojë poashtu edhe datën dhe vendin e hyrje – dalje, rastet e refuzimit  dhe shkeljes së qëndrimit të palejuar.
 
Sistemi do të zbatohet gradualisht dhe pritet të jetë plotësisht në fuqi më 10 prill 2026.Pasaportat do të vazhdojnë të vulosen si zakonisht. Procedura nuk kërkon tatime shtesë por një kohë më të gjatë për planifikimin e kohës së udhëtimit.
 
Bashkimi Evropian në të ardhmen do ta modernizojë edhe më shumë hyrjen daljen  në vendet e Unioninit, pra me  implementimin e sistemit Evropian të Informacioneve dhe Autorizimeve të Udhëtimit (ETIAS), i cili pritet të bëhet operacional në katër muajt e fundit të vitit 2026.