Maqedoni

Modelet e qeverisë për daljen nga kriza

23.05.2015 16:12

Me paraqitjen e krizës politike në Maqedoni u paraqitën edhe kërkesat dhe opcionet për “Qeveri teknike”, “Qeveri Ekspertesh”, Qeveri kalimtar” apo “Qeveri të Zgjeruar”...

Njëri nga këto opcione nga ana e opoziotës por edhe analistët në vend, shihet si opcion për fillimin e zgjidhjes së krizës politike, pasi një qeveri e tillë do të kishte për detyre të përgadis vendin për zgjedhje te lira dhe demokratike.
 
Profesori univerizitar Mersim Maksuti, bazuar në kushtetutën e vendit sqaron se opsioni më I mirë dhe më I përshtatshëm për situatën aktuale është formimi qeveris kalimtare e përbër nga figura publike që gëzojn neutralitetin politik dhe që jaën të pranueshme edhe për poziten edhe për opozitën.  
 
“Zgjidhja më e mirë do të ishte një tip I qeverisë kalimtare e cila do të përbëheshte nga figura publike të pranueshme nga pozita dhe opozta , si palë compromise midis pozitës dhe opozitës, ku do të kishin autoritetin dhe ndikimin si në aspektin nacionale  por dhe professional. Pra të pranueshëm nga te dyja palët.  Mbi të gjitha do të gërshetoheshte elementi edhe nacional por edhe professional”, tha Mersim Maksuti, profesor në Universitetin Shtetror të Tetovës.
 
Maksuti sqaron se Kushetuta nuk e përcakton sakt mandatin e zgjatjes se ciles do qeveri e cila foromhet kur shteti është në krizë politikë, por rëndom një qeveri e tillë ka mandat deri sa të përgadis terenin për zgjedhje të lira dhe demokratike.
 
“Bazuar ne Kushtetut “Qeveria e Zgjeruar “ përbëhet  nga përfaqësues të të gjitha partive në parlament dhe  në të shumtën e rasteve formohet në situata të jashtëzakonshme, për arsye të vendimmarrjes me konsensus politik. Qeveria e ekspertëve , përbëhet  nga ekspertë, kompetentë, e jo nga pjesëtarë politik dhe  vijn si rezultat i angazhimit të vetëdijshëm të shumicës parlamentare në mënyrë që të zgjidhen personat më kompetentë në qeveri, e jo si pasojë e krizës parlamentare”, shtoi Maksuti.
 
Ndërsa qeveria teknike ka me shume karakter administrative, prandaj Maksuti, vlerëson se krizes aktuale i pershtet qeveria kalimtare. 
 
SNIJE KASAMI