Maqedoni

Imunizimi, Aliu: Vaksinim falas për kategoritë e rrezikuara

12.10.2025 12:34

Ka filluar procesi i vaksinimit falas kundër gripit sezonal për kategoritë e rrezikuara të popullsisë...

Ka filluar procesi i vaksinimit falas kundër gripit sezonal për kategoritë e rrezikuara të popullsisë, të cilët mund të aplikojnë përmes faqes vakcinacija.mk ose te mjeku i tyre amë.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi për TVM2 se është nënshkruar kontrata për furnizimin me 80 mijë vaksina kundër gripit sezonal, të cilat pritet të mbërrijnë javën e ardhshme. Imunizimi do të fillojë në gjysmën e dytë të këtij muaji.

Ai gjithashtu rekomandon vaksinimin për pacientët me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç, pasi vaksinat janë të sigurta dhe cilësore, dhe mund të merren falas për të përmirësuar shëndetin e tyre.

“Ne tentojmë dhe kemi bërë një kampanjë që të ngritet numri i imunizimit të përqindjes së imunizimt të qytetarëve tek ne.Aspektin e vaksinimit dhe cilësisë tanimëështëi zgjidhur edi që përpara ka qenë problem,sot mund të flasim për një cilësi europiane botërore d.m.th këtu nuk kemi më dilema se me çfarë cilësie dhe se si imunizohet qytetari në Maqedoni,nga ana tjetër do të duhet të bindet çdo prind çdo qytetarë që imunizimi është në të mirë të fëmijës,të ambientit dhe të shtetit në përgjithësi,pasiqë një popull i imunizuar nënkupton sëmundje më pak”, ushpreh ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Rexhepi: Vaksinimi ndihmon kundër gripit sezonal

Mjeku Shpejtim Rexhepi thekson se është e rekomandueshme që pacientët me sëmundje kronike të vaksinohen kundër gripit, pasi vaksina ndihmon në lehtësimin e simptomave të para të gripit dhe zvogëlon komplikimet.

“Vaksinimi në shtetin tonë bëhet vetëm se disa vjet me radhë,është treguar shumë efikas sidomos tek pacientët të cilët janë me imunitet më të rënduar dhe me sëmundje shtesë.Rekomandoj tek të gjithë ata që janë më të moshuar nëmoshë dhe ata që vuajnë nga sëmundjet kronike.Gjithashtu kemi pasur shumë rezultate të mira me paraqitjen e simptomeve të gripit tek këta pacientë të cilët kanë qenë të vaksinuar dhe numri i tyre ka qenë shumë mëi ulët”, theksoi mjeku Shepjtim Rexhepi.

Mjekët këshillojnë prindërit që para vaksinimit të fëmijëve kundër gripit ose vaksinave të kalendarit të imunizimit, të bëjnë analiza dhe teste paraprake në konsultim me mjekët amë dhe pediatrët. Kjo është e rëndësishme për të vlerësuar imunitetin e fëmijës dhe për të shmangur komplikimet dhe efektet anësore të mundshme.

VLORA LATIFI TOPOJANI