Maqedoni

Fushata e zgjedhjeve lokale, Jashari: Mungojnë plane konkrete

12.10.2025 12:50

Fushata zhvillohet në mënyrë të rregullt...

Fushata zhvillohet në mënyrë të rregullt, por nuk mungojnë përplajet e ndërsjella, vlerëson profesori universitar Hasan Jashari. Sipas tij partitë më shumë po çrorojnë hesape me njëra tjetrën se sa ofrojnë vizion për brezat e rinj.
 
“Partitë shqiptare më tepër duhet të orientohen drejt një vizioni të ri drejt një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja që të mos ikë jashtë. Më tepër të mirren me zhvillimin ekonomik , më tepër të merren me kulturën me gjuhën shqipe, më tepër të merren me cilësinë e arsimit, më tepër tëmerren me kujdesin për të moshuarit duke pasur parasysh faktin se popullsia po plaket. Këto gjëra nuk vërehen aq më tepër prej asaj”, u shpreh profesori universitar Hasan Jashari.
 
Profesori Hasan Jashari gjithashtu vë theksin edhe në ndërhyrjen e partisë maqedonse në pushtet në taborin politik shqiptarë. Sipas tij perspektiva e këtyre zgjedhjeve duhet shikuar edhe në prizmin e luftimit të korrupsionit.
 
“Ka disa elemente të reja si p.sh përzierja e partisëVMRO e cila më së tepërmi mirret me partinë shqiptare se sa me LSDM-në. Kjo është diçka e re dhe mendoj se duke u përzier ndoshta me daashje apo pa dashje më tepër i ndihmon BDI-së duke krijuar përshtypje të rrejshme te shqiptarët se ja se VMRO po i frigohet asaj”, theksoi Jashari.
 
Votimi për zgjedhjet lokale në vend zhvillohet më 19 tetor ne 80 komuna, ku të drejtë vote kanë mbi 1. 8 milion votues. Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve po bën përgatitjet e fundit. Ka publikuar udhëzuesin për procedurën e votimit si dhe po finishon akreditimin e vëzhguesve, vendas dhe të huaj.     
 
MERAL ISMAILI