Maqedoni
QSHP Kumanovë: Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal!
12.10.2025 13:06
Qendra e Shëndetit Publik Kumanovë njofton qytetarët...

Qendra e Shëndetit Publik Kumanovë njofton qytetarët e rajonit të Kumanovës, Likovës, Kratovës, Kriva Pallankës e Nagoricit të Vjetër, se ka filluar paraqitja për vaksinim falas kundër gripit sezonal për të gjitha grupet e rrezikuara.
Nga kjo qendër e shëndetit përmes një kumtese për opinionin publik por edhe për të gjithë të interesuarit njoftojnë me rregullat dhe të drejtën se kush mundet të vaksinohet me vaksinat falas kundër gripit sezonal.
“Të drejtë për vaksinim falas kanë: Personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët 6 muaj deri 5 vjeç, banorët e institucioneve të kujdesit social. Në dispozicion kemi mbi 2000 vaksina të sigurta dhe efikase”, thuhet në kumtesën e QSHP Kumanovë.
Nga Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë gjithashtu njoftojnë se paraqitja e qytetarëve që duan të vaksinohen të njejtit mund bëjnë përmes portalit vakcinacija.mk apo edhe përmes mjekut amë.
Nga këtu poshtu apelojnë qytetarër për kujdesë të shtuar gjatë kësaj periudhe kohore për shëndetin personal por edhe të të afërmve, dhe bëjnë thirje për vaksinim sot, që nesër të jemi më të shëndetshëm!
FATLUM AQIFI
