Botë

Kosova voton, mbahen zgjedhjet lokale

12.10.2025 13:38

Në Kosovë mbahen zgjedhjet për kryetarë të komunave...

Në Kosovë mbahen  zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të asambleve komunale, ku 2 milionë e 69 mijë e 98 votues do zgjedhin të parin e 38 komunave.
 
Krerët e insititucioneve dhe subjekteve politike apelojnë për votm masiv në zgjedhjeve, në mënyrë që të jenë aktivisht të përfshirë në vendimet për komunat e tyre.
 
“Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë e vendit tonë dhe sa më masive pjesëmarrja në proceset zgjedhore, sa më i rregullt dhe i lirë procesi zgjedhor, aq më e fortë do të jetë edhe demokracia jonë. I uroj suksese të gjithë atyre që po marrin pjesë  në këto zgjedhje por mbi të gjitha shpresoj që të jetë një proces me rezultate që do të jetë në të mirë të qytetarëve tanë, një proces ku vota do të mbrohet me çdo kusht dhe do të jetë e lirë për të gjithë qytetarët tanë pa dallim dhe si rezultat Kosova edhe më e fortë”, u shpreh presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
 
“Sot është një ditë shumë e rëndësihme. Votojmë për të vendosur për katër vitet e ardhshme në komunat tona. Votojmë për çerdhe, për shkollën, për ujin, për shëndetin, për shërbimet dhe për infrastrukturën në lagjet e qyteteve dhe fshatrave ku jetojmë. Qytetarë të Republikës së Kosovës, janë edhe banorë të komunave ku jetojnë dhe veprojnë. Prandaj, ai u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës”, theksoi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
 
“Në Kosovë ka qenë dhe gjithmonë do të jetë festë. Janë ditë ku vendimmarrja kthehet tek qytetarët e Kosovës për katër vitet e ardhshme, për lagjet e tyre , komunat e tyre qytetet e tyre. Le të urojmë, le të punojmë dhe shpresojmë që Kosova sërish do të jetë shembull i organizimit të zgjedhjeve, demokracisë dhe vullnetit të lirë të qytetarëve të Kosovës”, u shpreh kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
 
“Ftoj të gjithë qytetarët  e Kosovës që të dalin të votojnë masivisht për ti dhënë drejtimin qyteteve dhe komunave ku ata jetojnë, sepse katër vite janë shumë dhe verdikti i tyre duhet të jetë ai i cili vendos për të ardhmen e tyre, për një jetë më të mirë për ta. Besoj shumë se zgjedhjet lokale siç  kanë dëshmuarnë të kaluarën ,se janë mundësi e mirë për qytetarët e yter, duhet të shfrytëzohet edhe këtë javë”, theksoi kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
 
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në garë janë 93 subjekte politike, ndër to 32 parti, 32 iniciativa qytetare, 2 koalicione dhe 27 kandidatë të pavarur ndërsa deri në ora 13:00 kanë votuar 15.77 përqind e qytetarëve ose 319 mijë e 417 qytetarë.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU