Maqedoni
Nga sot bllokohet komunikacioni në Koçan, prindërit e viktimave në “Pulse” kërkojnë drejtësi
12.10.2025 14:26
Nga dita e sotme do të ketë tubime dhe pretesta paqësore

Nga dita e sotme do të ketë tubime dhe pretesta paqësore në rreth rrotullimin te ura e dyfishtë në rrugën Stevo Teodosievski në Kocan njftuan prindërit e viktimave që pësuan në zjarrin në diskotekën “Pulse” më 16 mars, në “Marshimin e 26-të për Engjëjt”.
Bllokimet do të zgjasin nga një orë çdo ditë, nga ora 15:15 deri në orën 16:15, deri në fillimin e gjyqit”.Prindërit thanë se sipas tyre, avokatët e të dyshuarve deklaruan se gjyqi do të zgjaste 10 deri në 15 vjet.
“Kjo deklaratë është e turpshme dhe poshtëruese për familjet, fëmijët e të cilëve humbën jetën në tragjedi. Fjalë të tilla tingëllojnë si një përpjekje për të përgatitur publikun për zvarritje të ngadaltë dhe harresë. Ne nuk do ta lejojmë këtë”. Ne kërkojmë që kapaciteti i gjykatës të rritet me gjyqtarë dhe asistentë gjyqësorë shtesë në mënyrë që procesi të mos vonohet për shkak të mungesës së burimeve”, u shpreh nëna e njërit prej viktimave.
Ata theksuan gjithashtu se seancave dëgjimore duhet t’u jepet përparësi dhe një ritëm i vazhdueshëm, në mënyrë që procedura të zhvillohet pa probleme dhe pa vonesa të panevojshme.
Ata dyshojnë për manipulim ose ngadalësim të fshehur të gjykimit dhe kërkojnë monitorim publik dhe transparent të të gjitha aktiviteteve procedurale.
VLORA LATIFI TOPOJANI
