Maqedoni

Grupi i myftiut të shkarkuar të Shkupit, pretendon se ende posedon legjitimitet

23.05.2015 16:24

Pas zgjdhjes së Myftiut të ri të Shkupit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkësisë Fetare Islame...

Pas zgjdhjes së Myftiut të ri të Shkupit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkësisë Fetare Islame, ka reaguar sot sërish grupi i myftiut të shkarkuar Ibrahim Shabani. 
 
Ky grup pretendon se mandatet e tyre janë ende të vlevshme edhe përkundër shkarkimit nga Riaseti I BFI-së.  
 
“Ne anëtarët e Muftinisë së Shkupit të cilët kemi mandat deri më vitin 2017 në bazë të nenit 27 të Kushtetutës së BFI-së si dhe nenit 9 të Regullores, nuk kemi marrur pjesë. Ajo mbledhje e mbajtur nuk ka pasur kuorum dhe nuk ka qenë asgjë tjetër përveç një manipulim i rradhës i Sullejman Rexhepit”, deklaroi Skender Buzaku, Sekretari i shkarkuar i mysftinis Shkupit. 
 
Por nga BFI thonë se Rijaseti në përputhje me Kushtetutën ka zgjedhur Rexhep Jusufin për myfti të ri të Shkupit, dhe Irsal Jakupin sekretar të përgjithshëm të institucionit më të lartë islam në vend.
 
Emërimet e reja në këtë insitucion fetar,erdhën pas ngjarjeve të dhunshme thonë nga BFI, prej ku sqarojnë se ish drejtuesit e myftinisë së Shkupit paraprakisht ishin caktuar në vende të reja të punës.
 
REXHEP  QAMILI