Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, Lëvizja “E Di” takime me qytetarë në Karposh

12.10.2025 14:42

Bartësit e listës për këshiltaër komunal në komunën e Karposhti...

Bartësit e listës për këshiltaër komunal në komunën e Karposhti dhe qytetin e Shkupit nga Lëvizja e Di, Jasmin Ciriviri dhe Goran Koteski kanë realizuar takime me qytetarët e Karposhti, nga të cilët kanë marr ankesa për mos pastrimin e shtratit të limit Serava.
 
Ciriviri premtoi se nëse marrin besimin e qytetarëve do të angazhohen për zgjidhjen e këtij problemi.
 
“Ky është një nga problemet e rëndësishme të komunës dhe mendoj se nëse ne marrim mandat si grup këshilltarësh, që në seancat e para do ta aktualizojmë këtë çështje, sepse është e pa tolerueshme si qytetarët ë komunës së Karposhti dhe Shkupit të lejojmë në zemrën e qytetit të ketë një pakujdesi të tillë. E para për çka do të insistojmë është të vendoset një kontroll më i madh nga ana e komunës”, u shpreh bartësi i listës nga “E Di” në Karposh, Jasmin Ciriviri.
 
Ndërsa Koteski shprehu shqetësimin se uji dhe mbeturinat nga Lumi serava derdhen në lumin Vardar. 
 
“Këtu keni kanalin që ndot më shum dhe ky uj nga Serava kalon në Vardar me të gjitha këto mbeturina. Kjo është pjesë e komunës së Karposhit dhe grupi i këshilltaërve që do të jetë në komunën e Karposhti, ky do të jetë një nga problemet që do të theksohen dhe do ti qasen zgjidhjes”, theksoi bartës i listës nga “E Di” për qytetin e Shkupit, Goran Koteski. 
 
Paoshtu ata premtuan angazhimin e tyre për vendosjen e ndryçimit në rrugën pranë lumit si dhe rregullimin e rrugës, si dhe të përfshihet në pjesën e planit detal urabistik.  
 
GAZMEND KURTISHI