Maqedoni

Udhëtimi në vendet e BE-së: Prej 12 tetorit, rregulla të reja

12.10.2025 14:58

Prej12 tetorit fillon zbatimi i ri i hyrje-daljes në vendet e BE-së...

Prej12 tetorit fillon zbatimi i ri i hyrje-daljes në vendet e BE-së, sistem ky digjital për regjistrim në kufijtë e jashtëm të zonës Shengen për shtetasit që nuk janë anëtarë të BE-së apo zonës Shengen.
 
Për këtë procedurë te re, qytetarët e vendit për TVM i njoftoi edhe Ministria e Punëve të Brendshme.
 
“Ky sistem do të regjistrojnë të dhëna personale, duke përfshirë fotografi të fytyrës dhe gjurmë gishtërinjsh, të dhëna nga dokumenti për udhëtim si dhe informacione për hyrje -dalje dhe eventualisht refuzim të hyrjes në shtetasve të vendeve të treta të cilët e kalojnë kufirin e jashtëm të zonës Shengen”, u shpreh zëdhënësi i MPB-së, Goce Andreevski.
 
Kjo në praktikë do të thotë se në të ardhmen kur qytetarët e vendeve të treta do të hyjnë në vendet e BE-së, do të duhet vetëm njëherë t’i regjistrojnë të dhënat biometrike, pastaj në hyrjen e dytë në BE kjo do të jetë më e lehtë.
 
Sistemi do të zbatohet gradualisht dhe pritet të jetë plotësisht në fund më 10 prill 2026.Pasaportat do të vazhdojnë të vulosen si zakonisht. Procedura nuk kërkon tatime shtesë por një kohë më të gjatë për planifikimin e kohës së udhëtimit.
 
Bashkimi Evropian në të ardhmen do ta modernizojë edhe më shumë hyrjen daljen  në vendet e Unioninit, pra me implementimin e sistemit Evropian të Informacioneve dhe Autorizimeve të Udhëtimit (ETIAS), i cili pritet të bëhet operacional në katër muajt e fundit të vitit 2026. 
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU