Maqedoni
Zgejdhjet lokale 2025, AKI mbajti tubim në Zhelinë
12.10.2025 15:30
Kualicioni Aleanca Kombëtare për Integrim mbajti tubim...

Kualicioni Aleanca Kombëtare për Integrim mbajti tubim në komunën e Zhelinës, ku kërkoi përkrahjen e banorëve për kandidatin për kryetarë komune Emir Sulejmanin dhe listën e kandiatëve për këshilltaër komunal.
Kandidati për kryetarë Sulejmani tha se në tetë vitet e kaluara Zhelina u udhëhoq nga njerëz që vetëm e shfrytëzuan, që nuk i shërbyen popullit por vetëm njëri tjetrit. Sipas tij ujësjellësi është harruar, rrugët janë lënë në gjysëm, punëtorët e ndërmarrjeve kanë mbetur pa rroga, shkolalt janë shkatrruar, ndërsa në fshatra sipas tij nuk ka pasur as një ivestim serioz.
Sulejmani tha se i ka të qarta hallet e qytetarëve, e din se çfar ndjen bujku që punon tokën e nuk ka ujë për ta ujitur, e din se çfar ndejnë punëtori që e pret pagën e nuk e din se kur do ta merr.
Apo çfar ndjen nëna që e çon fëmijën në një shkollë që nuk ka kushte. Por sipas tij kjo padrejtësi do të përfundojë nëse kanddiatët e Aki-së marrin besimin e qytetarëve.
“Ky sistem i lodhur bie që nga sonte. Nga kjo sallë fillon epoka e punës e përgjegjësisë dhe e dinjitetit. Dhe unë bashk me ju, nuk do të ndalemi deri sa zhelina të ketë ujë në çdo shtëpi, rrugë të asfaltuara në çdo fshat, kushte dinjitoze për çdo nxënës, punë të ndershme për çdo të ri. Spese kjo është ajo që e meriton ky popull jo fjalë në studio”, u shpreh kandidat i AKI-së për kryetar të Zhelinës, Emir Sulejmani.
Të prenishmive në Zhelinë iu drejtua edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, i cili duke kërkaur votën për kandidatët e AKI-së tha se ata do të angazhohen që njëherë e përgjithmonë të zgjidhet problemi i ujit të pijshëm për banorët e kësaj komune, si dhe zgjidhjen e problemeve infrastruturore.
Ahmeti njëherit theksoi se partitë e kualicionit Aleanca Kombëtare për Integrim u bënë bashk për të mbrojtur Marrveshjen e Ohrit të cilën qeveria aktuale po synon ta ndryhsojë, ashtu siç dikurë e ndryhsuan Kushtetutën e vitit 1989 ku shqiptarët ishin shtetformues.
“Këtë fat nuk mund ta ketë marrveshja paqësore e Ohrit, sepse Marrveshja e Ohrit nuk është dhuratë, që ne na është dhënë nga cilido qofto politikan maqedonas, Marveshja e Ohrit është rezultat i gjakut të UÇK-së u pëlqen apo su pëlqen”, u shpreh kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ahmeti njëherit theksoi se kjo aleancë ështëe përcaktuar fort për rrugën euro atlantike, e cial është zgjidhja e vetme për ne. Kushti i parë tha Ahmeti për përmbushjen e standardeve janë mardhëniet e mira ndëretnike, duke respektuar të drejtat e shqiptarëve, ku përfshihet Marrvershja e Ohrit, flamurin kombëtar dhe universitetet.
Ahmeti tha se synimi i AKI-së është anëtarësimi në BE, sepse vetëm kështu mund të zhvillohetvendi dhe të rritetstandardit jetësorë, për ta ndalur migrimin, e jo me patriotizmin e rrejshëm të Mickoskit tha Ahmeti.
GYLTENE SINANI
