Maqedoni

VMRO-DPMNE: Çfarë po fsheh prokuroria dhe Kocevski?

12.10.2025 15:46

VMRO-DMPNE pyesin Prokurorinë Themelore Publike dhe kryeprokurorin Lubço Kocevski...

VMRO-DMPNE pyesin Prokurorinë Themelore Publike dhe kryeprokurorin Lubço Kocevski nëse ka ndërmarrë masa ndaj ish-ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski, pasi në media u publikua një bisedë mes djalit të pronarit të diskotekës “Pulse” dhe një vajze, ku u përmend emri i Spasovskit.
 
A ka vepruar Prokuroria Publike dhe Ljupço Kocevski sipas ligjit, apo po e fshehin dhe mbrojnë Oliver Spasovskin?”, thonë nga VMRO-DPMNE.
 
“A është e vërtetë që Oliver Spasovski ka telefonuar në Sektorin për Punë të Brendshme Shtip dhe ka kërkuar të “ndalen” policët në Koçan për të shpëtuar pronarin e diskotekës “Pulse”? Çfarë po fshehin Prokuroria Publike dhe Kocevski? Sipas informacioneve që kanë dalë në publik, të zbuluara nga mediat, po dalin në pah zbulime tronditëse dhe përfshirje e niveleve të larta të pushtetit të LSDM-së në rastin e punës ilegale të diskotekës Pulse”, u shpreh Viktorija Andonovska nga VMRO-DPMNE.
 
Spasovski: Kurrë nuk e kam penguar kontrollin
 
Akuzat e këtilla i ka mohuar ish-ministri i brendshëm Oliver Spasovski duke I cilsuar si përpjekje të dëshpëruar të VMRO-DPMNE-së për të mbuluar të vërtetën për Koçanin.
 
"I mohoj fuqimisht gënjeshtrat dhe manipulimet që VMRO-DPMNE po përhap. I hedh poshtë ato si të pavërteta të plota. Ky është një shembull klasik i manipulimit të dëshpëruar. Unë kurrë, në asnjë kohë, nuk kam bërë thirrje për të parandaluar kontrollin; përkundrazi, fakti që ka pasur kontrolle kudo është konfirmimi më i fortë se unë as nuk kam ndikuar dhe as nuk ka ndonjë përpjekje për ta bërë këtë", ka shkruar Spasovski në Facebook, përcjell LSDM.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI