Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, VMRO-DPMNE mbajti tubim në Prilep

12.10.2025 16:02

“Eshtë koha Prilepi të kthejë fuqinë ekonomike dhe urbane...

“Eshtë koha Prilepi të kthejë fuqinë ekonomike dhe urbane, ndërsa kjo është e mundur vetëm mezbatimin e plan-programit dhe visionit të qartë dhe me përkrahjen e VMRO-DPMNE-së “.
 
Këtë mesazh u’a përcolli banorëve të Prilepit kandidati për kryetar të komunës së këtij qyteti nga koalicioni VMRO-DPMNE-së Dejan Prodanoski në tubimin e mbrëmshëm ku njëherit u prezantua edhe lista e këshillëtarave të tyre komunal.
 
Katër shtyllat e Prodanoski për të zhvilluar këtë qytet janë: ripërtëritja urbane dhe ekologjike, zgjidhja e problemit me lumin e Qytetit, ndërtimi i shtretërve të lumenjëve,të shtigjeve për këmbësorë dhe çiklizëm, parqe, ndërtim i një rrethrotullim të ri për përmirësimin e trafikut rrugor si dhe uljen e ndotjes së ajrit në këtë qytet.
 
Do të angazhohet edhe për ekonomi më të fuqishme, hapjen e vendeve të reja të punës, rregullimin e zonave industriale,mbështetjene kompanive të vogëla dhe të mesme, pa harruar të investojë në arsimin, sportin dhe kulturën.
 
“Do të ofrojë komunë e cila do të zgjidh problemet, do të hapë mundësi dhe do ti qendrojë dhe realizojë primtimet e dhëna. Komunë me fytyrë e jo me arsyetime, me rezulate konkrete, e jo me fraza të zbrazura. Të ndëruar vite me rradh Prilepi ishte padrejtësisht i vendosur në udhkryqin e margjinat si stacion përgjatë rrugës Shkup- Manastirë,vend i cili po anashkalohet, sot me krenari të madhe mund të themë se e kthejmë Prilepin në hartën si udhëkryq dhe qendër të zhvillimit”, u shpreh kandidati për kryetar në qytetin e Prilepit nga VMRO-DPMNE, Dejan Prodanoski..  
 
Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski u premtoi banorëve se Prilepi do të ketë mbështetje të madhe nga pushteti qendror, ndërsa i kërkoi Prodanoskit dhe të gjithë kandidatëve të tjerë që të punojnë për interesat e qytetarëve, dhe jo për interesat personale, siç e kanë bërë ndër vite kuadrot e LSDM-së. Duke iu referuar tezave të Filipçes të cilët ai vazhdimisht i përserit në tubimet e LSDM-së, se socialdemokratët  nuk kanë frikë nga VMRO-DPMNE-në, Mickoski pyeti Filipçen, në emër të kujt flet se nuk ka frikë!?
 
“Kush janë ata të cilat nuk frikësohen? Unë bëjë thirrje për luftë kundër korrupsionit dhe krimineleve, ndërsa ai po thotë se ne nuk frikësohemi, gjë që në mënyrë të pavetëdijshme ai po identifikohet me kriminelet të cilëve u drejtohem në fjalimet e mia. Nëse nuk ka frikë, le të mos ketë frikë, por pse ka nevojë të arsyetohet se nuk ka frikë? Për t’u habitur është se çfarë fushate të gabuar udhëheq ai dhe gurunë e tij. E di se duket si gjëra fëmijshësh, por unë do ti themë atij se ksushdo që shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi”, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. 
 
Mickoski u premtoi banorëve se në Prillep do të investohet në infrastrukturën rrugore, zhvillimin e arsimit, shëndetësisë, bujqësisë dhe turizmit. 
 
REXHEP QAMILI