Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, VLEN vazhdoi fushatën në Likovë

12.10.2025 16:18

Kualicioni Vlen e vazhdoi fushatën në komunën e Likovës...

Kualicioni Vlen e vazhdoi fushatën në komunën e Likovës duke kërkuar votën për kandidatin për kryetarë komune Nexhmedin sadiku dhe listën e kanddiatëve për këshilltarë komunal.
 
Duke folur para të pranishmive kandidati për kryetar Sadiku tha se komuna e Likovës është komuna që dikujt dikur ia dha fuqinë, por ajo edhe din që ta merr fuqinë, duke e ndërprerë keq qeverisjen dhe keq menaxhimin në dy dekadat e kaluara.
 
Ai njëherit theksoi se pasi nuk është punuar katër vite në këtë komunë, tani oponenti i tij po tenton ti manipulojë qytetarët për të ua marr votën duke u premtuar bekatonizimin e rrugëve. Në disa vendbanime të komunës së Likovës jetohet si në mesjetë tha Sadiku, i cili premtoi ndryshime nëse merr besimin e qytetarëve.
 
“Ne do ta sjellim ndryshimin e shumpritur, ndryhsimin e nevojshëm dh të domosdoshëm, për arsye se jemi dëshmitarë gjatë kampanjës tonë pozitive që e kemi bërë ditëve të kaluara, duke i vizituar të gjitha fshatrat, të gjitha lagjet, ku kemi parë për së afërmi hallet, dertet, vështërsitë, nevojat elementare të banorëve”, u shpreh kandidati i koalicionit VLEN për kryetarë të Likovës, Nexhemdin Sadiku. 
 
Sadiku shfaqi shpresë se ekipi që ka përzgjehdir, sëbashku me listëne këshilltarëve, në bashkëpunim edhe me qeverisjen qëndrore,do ta bëjnë të mundur realizimin e shum projekteve të cilat do ti sjellin banorëve të komunës së Likovës, mirëqenie, zhvillim dhe përfudnimisht do ta ndalin migrimin e popullsisë.
 
Sipas Sadikut udhëheqësia e deritanishme e komunsë nuk e ka pasur hallin e popullsisë por deritin se si të pasurohen një grup i ciaktuar, si ti punësojnë familjarët e tyre, prandja ndryhsimi është i domosdoshëm tha Sadiku.
 
Të pranishmive në Likovë iu drejtua edhe njëri nga liderët e këtij koalicioni Arben Fetai, i cili përveç që kërrkoi votën për kandidatët e kualicionit Vlen për komunën e Likovës, nuk kurseu kritikat për oponentët politik, pasi sipas tij ata nuk kanë ofruar asnjë projekt dhe madje nuk i besojnë as njëri tjetrit. 
 
“Kaloj gati fushata zgjehdore për zgjehdjet lokale, nuk i pamë të voijnë me një projekt, me një ofertë qoftë edhe në një komunë të vetme, për të treguar se çka do të bëjnë për ti zgjidhur problemet që na i kanë lënë te dera për 23 vite me rradhë. Këto nuk janë duke i besuar as njëri tjetrit bre. Ata flasin për beslidhje, e kanë gjetur një emër koalicioni por nuk i kanë dhënë besë njëri tjetrit. Aliu nuk po mund ti bëjë bashk Ziadinin dhe Arbenin. Dalin nëpër studio televizive dhe e shajnë njëri tjetrin”, theksoi Arben Fetai nga VLEN. 
 
Paoshtu Fetai theksoi se ata që flasin për UÇK-në për Sllupçanin, për Likovën, për luftën e vitit 2001, nuk i sollën asnjë të mirë Likovës, e cila nuk ka ujë të pijshëm, madje siç tha ai nxënsit në Llojan dhe Vaksincë pinë uj me arsen.
 
Ai përmendi edhe grantet qeveritare për komunat gjatë periudhës sa Vlen është në qeveri, me çrast janë ndarë mjete edhe për Likovën. Votën për kandidatët e kualicionit Vlen e kërkuan edhe liderët tjerë të këtij kualicioni Izet Mexhiti dhe Zeqirja Ibrahimi.  
 
FITORE DEMOLLI