Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, LSDM prezanton listën e këshilltarëvë në Tetovë

12.10.2025 16:34

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në tribunën qytetare në Tetovë...

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në tribunën qytetare në Tetovë, promovoi listën e kanddatëve për këshilltarë të udhëhequr nga Zhive Aleksovski.
 
Ai para qytetarëve të Tetovës dënoi mosveprimin dhe pasivitetin e Qeverisë së VMRO-DPMNE-së ndaj problemeve me të cilat përballen çdo ditë banorët e Tetovës, si dhe mosrespektimin e simboleve shtetërore dhe Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase në këtë komunë.
 
Theksoi se patriotizmi nuk matet me fjalë boshe dhe ndarje, por me vepra, përgjegjësi dhe respekt ndaj të gjithë qytetarëve, ndaj shtetit dhe simboleve të tij.Ai theksoi se projektet që ka paraparë LSDM për Tetovën janë projekte të realizueshme,ndërsa Këshilli do të jetë në anën e qytetarëve dhe jo klub i interesave. 
 
“Këto janë projekte që janë të realizueshme. Edi që Zhive dhe ekipi i tij i Këshilltarëve të LSDM-së dhe koalicionit do të punojnë për të mirën e të gjithë qytetarëve, që Tetova sërisht të jetë një qytet krenar që do të jetë shëmbull i bashkëjetesës dhe zhvillimit.Këhilli i komunës është vend ku miratohen vendimet dhe çdo ditë ndikojnë në jetët tuaja.Për këtë qëllim pa këshill të fuqishëm të LSDM-së, të gjitha këto projekte është e mundur të mbesin vetëm në letër”, u shpreh kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
 
Në tribunën qytetare në Tetovë, bartës i listës së kandidatëve për këshilltarë në Komunën e Tetovës, Zhive Aleksovski, tha se veprat kapitale në Tetovë gjithmonë i ka realizuar LSDM-ja dhe, në këtë drejtim, si grup këshilltarësh do të angazhohen për më shumë projekte të reja.
 
Ai premtoi ndërtimin dhe rinovimin e terreneve sportive të jashtme në shkolla, si vende ku të rinjtë mund të kalojnë kohën e lirë, dhe ndalimin e përdorimit të tyre si hapësira parkimi gjatë periudhës verore. Gjithashtu, tha se do të angazhohen për rinovimin e organizimit vendor të qytetarëve, të cilët do të jenë qeliza bazë e komunikimit me administratën komunale.Tha se do angazhohen për ujë të mjaftueshëm për tërë Tetovë.
 
“Ne si grup këshilltarësh në komunën e Tetovës, do të angazhohemi që Tetova të ketë pista biçikletash përgjatë bulevardeve kryesore, ndërtimin e garazheve nëntokësore dhe me kate, si dhe hapësira parkimi; rinovimin e sipërfaqeve të gjelbra ekzistuese; ndërtimin e një parku të ri në lokacionin midis bulevardit ‘Vidoe Smilevski-Bato’ dhe rrugës ‘Ljubë Bozhinoski-Pish’, afër fushave të tenisit. Ndërtimin e një shtëpie të re për të moshuarit dhe një vendtakimi për pensionistët”, theksoi bartës i listës për këshilltarë në Komunën e Tetovës nga LSDM, Zhive Aleksovski.
 
LSDM prezantoi edhe kandidatin për kryetar në komunën e Jagunovcit Darko Bllazhevski dhe listën e këshilltarëve.
 
FLORIJE KAMBERI