Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, përvoja për sukses vazhdon fushatën
12.10.2025 17:06
Kandidatët e kualicionit përvoja për sukses...

Kandidatët e kualicionit përvoja për sukses, kanë vazduar me prezentimin e programit për qytetin e Shkupit dhe komunën e Karposhit.
“Ndërtime pa leje po na paraqiten në të gjitha anët e qytetit. Kjo patjetër të ndërpritet dhe vlerësoj se vetëm ispektoriati i qytetit është ajo që mund ta ndërpres këtë kaos urbanistik. Të gjitha komuant në qytetin e Shkupit kanë ispektorët e tyre të cilët për fat të keq nuk mudn ti realizojnë obligimet e tyre. Kemi një inspektor që e huazojnë një, dy apo tre komuana, ndërsa një njeri nuk mund ta mbulojë një komunë e jo më dy apo tre komuana për një herë”, u shpreh kandidati për kryetar të qytetit të Shkupit nga Përvoja për Sukses, Aleksandar Trajanovski.
“Parashihen edhe disa zgjidhje në komunikacion të cialt do ta zgjidhnin kaosin në trafik. Para së gjithash rrugët që gravitojnë drejtë Tetë shtatorit, sepse e dini ajo është thuajse spital rajonal. Mëtej rrugët që nga Karposh tre dhe karposh katër, gravitojnë drejt Sitimollit, i cili siç e dini është shum i vizitar. Ne nuk e kemi ndërmend ta ndërpresim jetën në Karposh, përkundraz”, theksoi Dobrilla Andonovska, bartëse e listës Përvoja për sukses-Karposh.
