Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, PDSM vazhdon shpalosjen e ofertës në Kumanovë
12.10.2025 17:20
Partia Demokratike e Serbëve vazdhon me shpalosjen e ofertës...

Partia Demokratike e Serbëve vazdhon me shpalosjen e ofertës për qytetin e Kumanovës ku garon me listën e kanddiatëve për këshilltarë komunal.
“Në Kumanovë mungojnë shum gjëra, si për shembull një skenë e hapur për mbajtjen e një vere kulturore të Kumanovës. Mendoj se është për të ardhur keq një qytet me 100 mijë banorë të mos ketë një skenë të hapur, të sjellim skena nga Shkupi apo kudo tjetër për të organizuar ngjarje të vogla, në krahasim me qytetet tjera. Nuk kemi teatër të cilin na e premtojnë për çdo vit, na kanë futur në qendrën për kulturë. Nuk kemi kinema”, u shpreh kandiati për këshilltarë nga PDSM në Kumanovë, Marko Trajkoviq.
