Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, të pavarurit dhe jo-parlamentarët në fushatë
12.10.2025 17:36
Edhe kandiatët e pavarur dhe ato nga partitë jashtë parlamentare...

Edhe kandiatët e pavarur dhe ato nga partitë jashtë parlamentare kanë vazhduar fushatën për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunal.
“Kam njohuri se ujërat nëntokësor janë të ndotur deri në Zelenikovë dhe ky është një problem i madh, jo vetëm për qytetarët e Shkupit, por edhe për rrethinën. Insistojmë që organet kompetente, para se gjithash Ministria e Mjedisit Jetësor, të vazhdojë pastrimin e deponisë së vogël. Më e rëndësishme se gjithçka për të gjithë qytetarët është ajri i pastërt dhe pastërtia. Deri tani atë nuk e kemi, nuk e dijmlë se deri ku është projekti, ai balon ka garancion deri në vitin 2027”, u shpreh kandidati për kryetar të qytetit të shkupit nga partia Punëtore, Vlladimir Kunosvski.
“Prodhimi i energjisë së gjelbërt në të cilin do të shfrztëzohet metani, ndërsa gjithashtu kemi në plan të hulumtohet instalimi i rrjeteve të kanalizimit, ku mund të shfrytëzohet teprica e shtypjes për prodhimin e energjisë elektrike të gjelbërt. Ne përfaqësojmë vizionin zero viktima në trafik ku i vendoset akcent rrjetit të ngushtë të shtigjeve për biçikleta në gjithë qytetin dhe ngushtimin e linjave të trafikut për ngadalësimin natyror të trafikut”, theksoi bartësi i listës për këshilltarë në Shkup nga Qyteti i Gjelbërt Human, Marjan Kolevski.
“Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të qytetarëve, komunë transparente, informacionet për qytetarët të jenë lehtësisht të disponueshme dhe publike dhe kur të gjithë anëtarët e këshillit e komunës së Kavadarit, interwei kolektiv do të jetë para interesit personal. Qytetarëve të komunës tonë, i është i nevojshëm këshill i përbërë nga këshilltarë të suksesshëm, cilësor, këshilltarë që kanë guxim ti përcjellin dëshirat dhe nevojat e qytetarëve”, u shpreh bartës liste për këshilltarë nga të pavarurit për Kavadarin, Jovan Zllatevski.
“Ne në programin tonë kemi parashikuar që Vardarishte do të rritet në një panair të madh, i cili jo vetëm që do të jetë krenari e Shkupit, por do të jetë një biznesd qendër moderne ultra luksoze, ashtu që do të jetë pasqyrim dhe krenari jo vetëm e qytetit. Të pastrohen mbeturinat, të pastrohen rrugët, parqet, që të ngjajmë në një metropolë, të drejtojmë kaosin e trafikut nëqytet dhe një projekt të madh kapital kemi linjën e tramvajit e cila do të lëvizë në rrjedhëne lumit Vardar”, theksoi kandidati për kryetar të Shkupit i mbështetur ga TMRO, Aleksandar Rashkoviç.
“Ta kthejmë shkëlqimin e Aerodromit me atë që do të formojmë në bashkëpunim me institucionet në qytetin e Shkupit, ndërmarrje komunale të cilat do të punojnë për pastërtinë, por edhe duhet shumë gjelbërim, për shkak se këtë periudhë, komuna e Aerodromit është betonizuar në mënyrë të skajshme”, u shpreh kandidati për Aerodromin Vlladimir Mihajllovski.
“Bulevardi Liria do të jetë synimi znë kryesorë, për ta bërë atë funksional me vend parkime adekuate anash, ngushtimin e hapësirën ndarëse, vënien në funksion të sinjalistikës rrugore, ndriçim adekuat si dhe gjelbërim me çka ky bulevard do të bëhet simbol i qytetit tonë. Do të bëjmë të mundur përfundimin e parkingut te kopshti Breshia”, theksoi kandidati për kryetar të komunës së Dibrës, Ramadan Imeri.
