Botë
SHBA: Të shtëna me armë zjarri, katër viktima
12.10.2025 19:24
Të paktën 4 persona u vranë dhe rreth 20 të tjerë u plagosën nga të shtënat...

Të paktën 4 persona u vranë dhe rreth 20 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në një bar të mbushur me njerëz në një ishull të Karolinës së Jugut.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës me kohën lokale në ishullin Saint Helena. Një turmë e madhe ndodhej brenda barit kur filluan të shtënat. Kur policët mbërritën në vendngjarje, gjetën disa viktima me plagë të dukshme të shkaktuara nga armët e zjarrit.
Një person i dyshuar për ngjarjen është identifikuar, por nuk është bërë ndonjë arrestim zyrtar dhe nuk dihet motivi i ngjarjes, teksa hetimet vazhdojnë. Mes 20 të plagosurve, katër ishin në gjendje kritike dhe u dërguan në spitalet e zonës.
