Maqedoni

Gruevski në vatikan, fton Papa Françeskun për vizitë në Maqedoni

23.05.2015 17:14

Kryeministri Nikolla Gruevski me një delagcion qevereitar i përbërë nga ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Popovski dhe Ministrja e kuluturës Elizabeta Kançeska Milevska...

Kryeministri Nikolla Gruevski me një delagcion qevereitar i përbërë nga ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Popovski dhe Ministrja e kuluturës Elizabeta Kançeska Milevska, u takuan me kryetarin e Kishës katolike Papa Françesku. 
 
Takimi në Vatikanë realizohet  me rastin e shënimit të Ditës së Iluministëve mbarësllovenë vëllezërit Cirili dhe Metodij. 
 
Kryeministri Gruevski dhe Papa Françesku konfirmuan marrëdëniet të shkëlqyera bilaterale ndërmjet dy vendeve. 
 
Gruevski njëherit njoftoi Papën Françesku për çështjet e rëndësishme për Maqedoninë si dhe për interesat e saj strategjike për anëtarësim në NATO dhe BE. 
 
Në takimin e sotëm Gruevski  vlersoj lartë mbështetjen e Vatikanit që po jep për realizimin e interesave strategjike të shtetit si dhe zhvillimin e lidhjeve kulturore dhe marrëdhënieve midis religjioneve. 
 
Kryeministri Gruevski i ftoi kreun e Kishës Katolike të Romës papa Françesku të vizitoj Maqedonin gjë që mund të jetë një hapë i rëndësishëm për përforcim shtesë të marrëdhënieve të përbashkëta miqësore. 
 
REXHEP QAMILI