Maqedoni
Seanca e 23-të e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit
13.10.2025 09:03
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK) sot do ta mbajë seancën e 23-të...

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK) sot do ta mbajë seancën e 23-të.
Në rend dite të seancës janë pesë pika – Propozim-procesverbali nga seanca e 22-të e KShPK-së, e mbajtur më 27 gusht 2025, shqyrtimi i lëndëve zgjedhore, shqyrtimi i lëndëve të tjera, pyetje dhe propozime, si dhe trajtimi i paraqitjeve nga sinjalizuesit.
