Maqedoni
Inspektorët doganorë gjetën drogë në banesën e një studenteje, shtetase e Turqisë
13.10.2025 09:45
Drogë psikotrope – metilendioksimetamfetamin, mefedron dhe marihuanë – është gjetur gjatë një kontrolli në një banesë në Gostivar...

Drogë psikotrope – metilendioksimetamfetamin, mefedron dhe marihuanë – është gjetur gjatë një kontrolli në një banesë në Gostivar, ku qëndronte një studente, shtetase e Republikës së Turqisë. Gjatë kontrollit, i kryer me urdhër të prokurorisë kompetente, inspektorët nga Departamenti i Hetimeve gjetën gjithsej gjashtë tableta me 0,29 gramë drogë psikotrope metilendioksimetamfetamin, 1,63 gramë mefedron, marihuanë dhe dhjetë fara kanabisi.
Gjatë procedurës parahetimore është konstatuar se studentja kishte marrë një dërgesë ajrore, të dërguar nga një person fizik nga Belgjika, e regjistruar si “notes”. Pas pranimit të dërgesës, e dyshuara e hapi dhe prej saj nxori drogën. Në të njëjtin moment, inspektorët doganorë, me urdhër të prokurorit publik, kryen kontrollin gjatë të cilit droga u gjet.
Me urdhër të prokurorit publik, substancat e sekuestruara janë dërguar për ekspertizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku është konfirmuar përbërja e tyre kimike.
Ndaj të dyshuarës, Departamenti i Hetimeve pranë Sektorit për Kontroll dhe Hetime ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Gostivarit për veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekurzorëve”, e dënueshme sipas nenit 215, paragrafi 1 i Kodit Penal.
