Maqedoni
Zgjedhjet lokale, fushata hyn në javën e fundit
13.10.2025 10:04
Partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur do të vazhdojnë edhe sot me prezantimin e programit të tyre...

Partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur do të vazhdojnë edhe sot me prezantimin e programit të tyre, si dhe kandidatëve për kryetarë komune për zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 19 tetor.
Sot janë paralajmëruar tubime dhe takime të drejtpërdrejta në disa komuna të vendit. Koalicioni VLEN dhe AKI vazhdojnë konferencat për shtyp dhe takimet me qytetarët. VMRO-DPMNE dhe koalicioni do të prezantojnë kandidatët e tyre në Rosoman, Gradsko, Llozovë dhe Veles, ndërsa LSDM ka paralajmëruar aktivitete në Bogdancë, Zërnocë, Çeshinovë - Obleshevë, Vinicë dhe Koçan. Përfaqësuesit e Të Majtës sot do të zhvillojnë takime me qytetarët në Koçan dhe Shtip.
Fushata zyrtarisht përfundon më 17 tetor në mesnatë, pas çka fillon heshtja zgjedhore para votimit më 19 tetor. Raundi i dytë është planifikuar për më 2 nëntor.
