Eliminatoret Botërori 2026, ndeshja Maqedoni – Kazakistan në TVM
13.10.2025 10:48
Maqedonia të premten barazoi në Gnet me Belgjikën dhe kështu mbajti të gjalla shpresa për kualifikimin direkt në botërorin e vitit të ardhshëm....

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll ka edhe 180 minuta lojë, për të siguruar kualifikimin historik në kampionatin botëror të futbollit. Sonte në ora 20:45 minuta në Shkup, do të përballet me Kazakistanin. Kjo ndeshje është e parafundit në këtë cikël eliminator dhe ka një rëndësi të posaçme pasi me një fitore eventuale, do ti ruante gjasat për kualifikim në festivalin botëror të futbollit.
Maqedonia me 12 pikë e kryeson renditjen e grupit “J”, me atë që Belgjika e dyta dhe Uellsi i treti kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar dhe sonte do të përballen mes vete. Belgjika ka 12 ndërsa Uellsi që është nikoqir ka 11 pikë. Kazakistani ka 6 ndërsa Lihtenshtajni nuk ka fituar pikë. Maqedonia mund të kualifikohet në botëror nëse fiton dy ndeshjet e fundit, ndërsa Uellsi sonte do të kishte fituar Belgjikën. Po që se kemi barazim në këtë ndeshje atëherë futbollistët e vendit me dy fitore do të barazohej me Belgjikën dhe do vendoste golaverazhi.
Në botëror shkojnë 12 fituesit e grupeve, si dhe katër fituesit e ndeshjeve të play offit. Në këto ndeshje do marrin pjesë 12 përfaqësueset e dyta si dhe 4 nga 14 fituesit e grupeve në Ligën e Kombeve. Ndeshjen Maqedonia – Kazakistani, do të mund ta ndiqni në transmetim direkt në TVM2 nga ora 20:45 minuta. (Gazetar: Safet Admei)
