Eliminatoret Botërori 2026, Kroacia, Danimarka dhe Skocia pranë kualifikimit

13.10.2025 10:56

Danimarka, Skocia dhe Kroacia kanë vazhduar garën për të siguruar vizën amerikane për verën e ardhshme....

Në ndeshjet  e xhiros së katërt të Grupit “C”, Danimarka dhe Suedia iu kanë gëzuar fitores. Danimarka me 3:1 e mundi Greqinë, ndërsa Skocia me 2:1 e mundi Bjellorusinë. Për suedezët ishte kjo fitorja e tretë në katër ndeshje. Të dyja përfaqësueset kanë nga 10 pikë, me atë që danezët  kanë golaverazhin më të mirë. Deri në përfundim të eliminatoreve kanë nga dy ndeshje për të luajtur, skocezët shkojnë në Greqi, ndërsa danezët luajnë në shtëpi me Bjellorusinë. Finalja e grupit “C” eliminator do të luhet me 18 nëntor në Glasgoë, ku do vendoset se cila përfaqësuese do jetë e para e grupit. Nëse të dyja kanë pikë të njëjta në fund të eliminatoreve do të vendos golavarezhi dhe Danimarka është në epërsi se ka 11 gola plus ndërsa Skocia ka plus 5 gola.
 
Përfaqësuesja kroate në Varazhdin me 3:0 e mundi Gjibraltarin në kuadër të eliminatoreve. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për grupi “L” eliminator dhe kështu janë shum panë sigurimit të fluturimit mbi oqean. Kroacia ka 3 pikë më shumë se Çekia si dhe 4 më shum se Ishujt Faroe. Kroacia ka një ndeshje më pak se dy kundërshtarët por edhe golaverazhin shumë më të mirë. Kroacia në dy ndeshjet e fundit duhet të mer vetëm 1 pikë edhe atë në terren vendas me Ishujt Faroe dhe në transfertë me Malin e Zi. (Gazetar: Safet Admei)