Botë
Forumi i investimeve “BE - Ballkani Perëndimor”, Von Der Lejen arrin në Tiranë
13.10.2025 11:23
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama....

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Tirana zyrtare pret më 13 - 14 tetor Forumin e parë të Investimeve EU-WB6 (Bashkimi Evropian - Ballkani Perëndimor).
Kjo është një ngjarje me rëndësi kryesore pasi bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Evropian dhe investitorë nga e gjithë bota. I mbështetur nga Komisioni Evropian, ky forum synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE). Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka pohuar se Shqipëria do të synojë t’i përmbyllë kapitujt e saj negociues me Bashkimin Evropian brenda vitit 2027.
