Ekonomi

Lirohen derivatet e naftës

13.10.2025 13:18

KRrE solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka marrë vendim me të cilin bëhet ulja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,83% në krahasim me vendimin e datës 6.10.2025.
Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,00 denarë për litër.
 
Çmimet me pakicë të EURODIESEL (D-E V) dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 0,50 denarë për litër.
 
Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 0,001 denarë për kilogram dhe tani arrin në 36,661 denarë/kg.
 
Nga data 14.10.2025, duke filluar prej orës 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
 
  • Benzinë motorike EUROSUPER BS-95 – 73,00 denarë/litër
  • Benzinë motorike EUROSUPER BS-98 – 75,00 denarë/litër
  • Karburant dizel EURODIESEL BS (D-E V) – 68,00 denarë/litër
  • Vaj për ngrohje Ekstra i lehtë 1 (EL-1) – 67,50 denarë/litër
  • Mazut M-1 NS – 36,661 denarë/kilogram