Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, LSDM prezanton kandidatin në Strumicë

13.10.2025 14:10

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka prezantuar kandidatin për kryetar në qytetin e Stumicës...

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka prezantuar kandidatin për kryetar në qytetin e Stumicës, Marjan Daskalovski dhe listën e këshilltarëve. Nga tubimi me qytetarët, Daskalovski porositi për unitet, këmbëngulje dhe vazhdim të zhvillimit të qytetit. Ai theksoi nevojën që Strumica të mbetet qytet i të gjithë njerëzve, pa ndarje dhe manipulime. Sipas tij, qytetarët e Strumicës nuk do të lejojnë që dikush ta thyejë vullnetin dhe dinjitetin e tyre. Ai i ftoi qytetarët ta vazhdojnë historinë e suksesshme të Strumicës me energji të re dhe me një gjeneratë të re. Më 19 tetor ai i ftoi qytetarët të dalin dhe të japin mbështetje për të ardhmen që vetë e krijojnë: “Ky qytet nuk ndalet. Ky qytet vazhdon me ide, me punë. Të tregojmë se historia jonë e suksesshme vazhdon. Se më e mira ende nuk ka ardhur,”, tha kandidati për kryetar komune, Marjan Daskalovski.
 
“Të ngrihemi, të dalim të dëshmojmë se besojmë në të ardhmen që vet e krijojmë. Më 19 tetor, çdo votë do të jetë mesazh se jemi njerëz me dinjitet, me dije dhe zemër. Porosi se ky qytet di të zgjedhë vërtetën. Ky qytet nuk ndalet, ky qytet vazhdon me ide, me punë. Të tregojmë se tregimi ynë i suksesshëm vazhdon.”, - deklaroi kandidati i LSDM-së për kryetar në Strumicë, Marjan Daskalovski.
 
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, nga tubimi në Strumicë kërkoi mbështetjen e qytetarëve për kandidatin Daskalovski dhe për listën këshilltare të LSDM-së dhe koalicionit. Daskalovski dhe LSDM kanë një vizion të qartë për Strumicën dhe dinë si ta bëjnë atë vizion realitet, duke shtuar se ekipi i propozuar për Strumicën merr përgjegjësinë dhe do ta përmbushë çdo premtim që do ta japë, tha Filipçe në tubimin e qytetarëve në Strumicë. 
 
“Vizioni është të krijojmë një mjedis lokal ku çdo qytetar do të ketë mundësi të barabarta për arsim, punë dhe jetë cilësore. Ky ekip për Strumicën e merr përgjegjësinë dhe atë që e premton do ta realizojë. Për këtë, LSDM-ja në këto zgjedhje ofron njerëz që jetojnë dhe punojnë në mënyrë të ndershme dhe dëshirojnë që në mënyrë të ndershme ta udhëheqin komunën e tyre. Njerëz me integritet që japin fjalën e tyre.”, - theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. 
 
Marjan Daskalovski është njeri i popullit, njeri i terrenit dhe punëtor i dëshmuar për Strumicën. Strumicën e shohim si komunë me ekonomi të zhvilluar, bujqësore, moderne, turizëm të fortë dhe sistem të qëndrueshëm të mbrojtjes sociale, tha Filipçe.
 
FLORIJE KAMBERI