Maqedoni
Menduh Thaçi, fton publikisht Ahmetin për takim
23.05.2015 18:32
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi i ka bërë ftesë publike liderit të BDI-së Ali Ahmeti për një takim paraprak...

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi i ka bërë ftesë publike liderit të BDI-së Ali Ahmeti për një takim paraprak, para takimit të së martës të katër liderëve të partive më të mëdha parlamentare, për krijimin e një agjende shqiptare.
Ai këtë ftesë Ahmetit ia bërë në kuadër të intervistës për emisionin “Zona B” të Klan Kosovës, ku Thaçi theksoi se një nga pikat duhet të jetë statusi juridiko kushtetues i shqiptarëve i barabartë me maqedonasit. Në të kundërtën pjesmarrja e tij dhe e Ahmetit në takimin e liderëve, është e pa kuptimtë vlerëson Thaçi.
“Po I dërgoj një ftesë publike që ne të dy të takohemi, një ditë para të martës, të shtunën të delen apo të hënën, dhe ti sqarojmë këtë pozicione. Duhet të jemi veç dhe të shohim punët tona, se si të përballemi me ta. Nëse z. Ahmeti kërkon prej meje mos ta ngacmoj politikisht, jam I gatshëm tre vjet mos ta ngacmoj, nëse kërkon që un me te të jem opozitar, do të jem, nëse kërkon që bashk me të te jem pjesë e qeverisë do të jem, me një kusht. Z. Ahmeti dhe un duhet të obligohemi për tre pika kruciale të rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë. Nji statusi juridiko kushtetues I shqiptarëve duhet të jetë I barabart me maqedonasit. .Dy ndarja e drejtë e Buxhetit të shtetit. Gjithçka nuk mund të ndahet, por kultura shqiptare, arsimi, historia janë të veçanta. Përndryshe prezenca jonë në atë tavolinë do të ishte tërsisht e pa kuptimt”, tha Thaçi.
Lideri i PDSH-së, Thaçi poashtu u pronocua edhe për rastin e Kumanovës. Ky rast ka shkaktuar dëme të shumta jo vetëm materiale por edhe shpirtërore për shqiptarët thekson Thaçi, sipas të cilit për dallim nga situatat e ngjashme në të kaluarën, qeveria kësaj rradhe nuk ka pasur gatishmëri për të menaxhuar situatën dhe ka përdorur force të tepruar.
“Nga aspekti moral nuk kam shkuar, edhe pse ka pasur kërkesa të shkoj të vizitoj Kumanovën.E para të mos duket se poentoj politikisht në një fatkeqësi të njerzve dhe e dyta të mos duket se unë këtë dua politikisht për tu ngrit dhe për të akuzuar të tjerët. Besoj se së bashku do të arrijmë të sanojmë dëmet matriale shum shpejtë, por dëmet shpirtërore dhe traumat e atyre njerzve dhe gjith shqiptarëve janë të mëdha.Për dallim nga krizat e tjera, këtë herë un kam vërejtur mosgatishmëri të qeverisë, që me mjete dhe metoda tjera ta menaxhoj situatën. Si duket qeveria deshi të demonstrojë shum force të madhe që të duket se janë shumë të fuqishëm dhe I gjunjëzojnë shumë lehtë shqiptarët.Ka pasur situata të këtilla në të kaluarën por ndërhyrjet për të qetsuar situatën kanë qenë shum efektive”, shtoi Thaçi.
Sa i përket bashkëpunimit të partisë së tij me partite e bllokut maqedonas, përkatësisht afërsinë e tij me VMRO-DPMNE-në, Thaçi thot se edhe LSDM edhe VMRO, kur janë në pyetje shqiptarët kanë qëndrim identik.
Ai poashtu ka paralajmëruar se në takimin e rradhës të literëve do ti propozojë LSDM-së opozitare platformën për status të barabartë juridiko kushtetues të shqiptarëve në Maqedoni, ndarjen e drejtë të buxhetit dhe ndyshimin e emrit të shtetit për tu hapur rrugë integrimeve.
Kjo që po bën aktualisht opozita me përfshirjen e disa shqiptarëve, Thaçit i ngjanë me atë që bëri Tito në vitin 1941.
“Se çfar qëndrimi kam unë ndaj LSDM-së dhe kam patur, ka qenë edhe në parlament, ish komunist, çetnik, dhe fjalë të tjera. Ndaj VMRO-së për Gruevskin, nacist Hitler, Putin e kështui me rradhë” tha Thaçi.
Sa i përket lidhjes së emrit të tijë me atë që ndodhi në Kumanovë, ai thot se gjithçka lidhet me një bisedë telefonike që pretendohet se është realizuar me Sami Ukshinin, bised të cilën Thaçi thot se e ka realizuar me një Sami tjetër e jo me Sami Ukshinin I njohur si komandant Sokoli, i cili ndodhet i arrestuar pas përleshjes së armatosur në Kumanovë.
