Maqedoni

KShPK-ja shqyrton lëndët lidhur me zgjedhjet, një drejtor shkolle do të ndiqet nga Prokuroria

13.10.2025 14:44

KShPK në seancën e tij të 23-të, ndër të tjera, diskutoi dhe veproi për disa çështje që lidhen me procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale....

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në seancën e tij të 23-të, sot, ndër të tjera, diskutoi dhe veproi për disa çështje që lidhen me procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale.
 
Anëtarët e Komisionit diskutuan për një kallëzim për dyshim për veprimtari të paligjshme gjatë procesit zgjedhor dhe fushatës zgjedhore nga ana e një drejtori të një shkolle fillore, i cili sipas kallëzimit, përmes një aplikacioni mobil ushtron presion mbi të punësuarit, me qëllim që ata të marrin pjesë në ngjarje partiake, si dhe kërcënon të punësuarit që janë me kontratë në vepër se kontratat e tyre nuk do të vazhdojnë nëse nuk marrin pjesë në ngjarjet partiake. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e ka dorëzuar tashmë kallëzimin te komisioni përkatës për ndjekjen e parregullsive gjatë zgjedhjeve të Prokurorisë Publike.
 
Lidhur me rastin për shpalljen nga ana e  Ministrisë së Drejtësisë për ndarje të licencave gjatë periudhës së  procesit zgjedhor, Komisioni konstatoi se Ministria e Drejtësisë nuk ka vepruar kundër Kodit Zgjedhor, Ligjit për Korrupsion dhe Ligjit për konflikt të interesave. 
 
KShZ-ja konstatoi se nuk ka elemente të shkeljes së Kodit Zgjedhor, as për rastin e denoncimit  për shoqërinë tregtare të transmetimit radiofonik nga Kërçova, i cili  ka dorëzuar listën e çmimeve për programin politik të paguar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe e cila është publikuar në faqen e tyre zyrtare, KShZ-ja tashmë ka vepruar dhe është bërë korrigjimi i nevojshëm.
 
“Çmimorja e korrigjuar është e publikuar dhe është i qasshëm në ueb-faqen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Në bazë të të dhënave të paraqitura, është konstatuar se rasti i publikuar nuk përmban elemente që do të kërkonin ndërhyrje nga organet kompetente.”, - deklaroi Cveta Ristovska nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
 
Për denoncimin për punësim dhe avancim në shoqëri aksionare me kapital shtetëror dhe përdorim të pahijshëm të automjetit zyrtar, KShZ-ja ka vendosur të ndalojë rastin, pasi procedura e verifikimit është në zhvillim e sipër.
 
“Komisioni shtetëror për ndalimin e korrupsionit procedon në lëndën  12 - 2565 , të vitit 2025,  krijuar në bazë të kallëzimit për dyshim për punësime dhe avancim të personave të punësuar gjatë periudhës zgjedhore, në shoqërinë aksionare për të cilën proceduara është duke vazhduar.”, - theksoi Besnik Xhemaili nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
 
Me iniciativë të vetë, KShZ-ja ka hapur rast ndaj 5 anëtarëve të bordit mbikëqyrës të Bankës për Zhvillimi, të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratë për pasurinë brenda afatit ligjor.
 
ARLINDA BAFTIU