Rajon

Forumi i investimeve BE – Ballkani Perëndimor, rajoni mund të marrë deri në 4 mld euro

13.10.2025 15:12

Plani i Rritjes që përfitojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga Bashkimi Evropian, riktheu Ursula von der Lejenin sërish në Tiranë...

Plani i Rritjes që përfitojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga Bashkimi Evropian, riktheu Ursula von der Lejenin sërish në Tiranë, nga ku do të nisë turrin ballkanik disaditor. I pari që takoi ishte presidenti Bajram Begaj, me të cilin shtrëngoi duart e më pas një bisedë kokë më kokë për rreth 30 minuta. Më pas, presidentja e Komisionit Evropian u ndal te kryeministri Edi Rama, i cili e priti me ceremoni zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Progres i jashtëzakonshëm ishte mesazhi i Von der Lejen në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama pas takimit.
 
“Është mjaft impresionuese të shoh përshpejtimin, shpejtësinë që kemi kaluar në dy-tre vitet e fundit dhe jam gjithmonë e impresionuar me popullin shqiptar që më thonë “po, ne duam të bëhemi pjesë e BE-së, të bëhemi anëtare, por e dimë që këto reformat janë për ne, në mënyrë që të forcojmë demokracinë dhe të forcojnë vendin tonë.”, - deklaroi presidentja e KE-së, Ursula von der Lejen. 
 
2027, si afati fundor për mbylljen e negociatave, për kryeministrin Edi Rama nuk është ëndërr, por bindje e përbashkët e Tiranës zyrtare dhe Brukselit.
 
“Ky objektiv lidhet me detyrat që ne bëjmë këtu, me reformat, me masat që janë të gjitha të kalendarizuara dhe të detajuara. Nëse ne do vazhdojmë kështu me këtë ritëm dhe me këtë këmbëngulje dhe me këtë sukses në çdo hap, ne do t’ia dalim që në vitin 2027 ta bëjmë detyrën tonë.”, - theksoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
 
Deri në vitin 2027, Shqipëria po korr frytet e Planit të Rritjes dhe paketave të tjera ndihmëse që Bashkimi Evropian i ka ofruar vendeve në proces negociatash.
 
"Unë jam shumë e kënaqur që të them dhënien e 100 milionë eurove dhe tani kemi për ta zbatuar këtë plan. Kjo është rruga që Shqipëria të aksesojë të gjithë fondin në bazë të Planit të Rritjes, ka afërsisht 1 miliardë euro.”, - u shpreh Ursula von der Lejen.
 
“Komisioni nën udhëheqjen e presidentes Von der Lejen i ka vënë në dispozicion Ballkanit Perëndimor të financohet nga BE-ja në mbështetje të thellimit të mëtejshëm të reformave.”, - theksoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
 
Pas Tiranës, Von der Lejen do të vijojë turrin në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Mal të Zi, Bosnjë Hercegovinë, Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
 
LULJETA NDOKA