Shpërndarja e vaksinave në proces, vazhdon regjistrimi për vaksinim falas

13.10.2025 15:35

Ministria e Shëndetësisë njofton se është në proces shpërndarja e vaksinave....

Ministria e Shëndetësisë njofton se është në proces shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal në institucionet publike shëndetësore.

Gjatë kësaj jave, qytetarët që janë paraqitur për vaksinim falas do të njoftohen me mesazh SMS për termin e tyre të vaksinimit.

Vaksinimi kundër gripit sezonal do të realizohet në 35 pika vaksinimi në të gjithë vendin, prej të cilave 5 në Shkup.

“Kujtojmë se është ende në vazhdim regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullsisë, të cilët mund të paraqiten duke plotësuar aplikacionin vakcinacija.mk në këtë link: https://vakcinacija.mk/mk/registration-flu ose përmes mjekut të tyre amë. Vaksinimi falas përfshin kategoritë e mëposhtme të popullsisë: personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat që jetojnë në institucione të përkujdesjes sociale për të moshuar dhe punonjësit e këtyre institucioneve”.

“Vaksinimi mbetet masa më efektive parandaluese për mbrojtjen e shëndetit. Këtë vit, ministria ka siguruar 80.000 doza vaksine katërvalente, të prodhuar nga kompania e njohur “Abot” nga Holanda.”, thonë nga MSh-ja.