Maqedoni

Emëroi drejtorë në kundërshtim me ligjin, Merko u dënua me një vit burg me kusht

13.10.2025 15:52

Sot në Strugë u mbajt gjykimi ndaj kryetarit të komunës, Ramiz Merko...

Sot në Strugë u mbajt gjykimi ndaj kryetarit të komunës, Ramiz Merko, i cili u dënua me një vit burgim me kusht për emërimin e paligjshëm të drejtorit të shkollës në fshatin Veleshtë. Sipas vendimit të gjykatës, dënimi do të aktivizohet vetëm nëse brenda dy viteve të ardhshme, Merko përsërit të njëjtën vepër penale. I njëjti vendim iu shqiptua edhe dy të akuzuarve të tjerë, mes të cilëve edhe për shkollën “Vëllezërit Milladinov”, iu shqiptua dënim në të holla (2.500 euro).
 
“Dënim në të holla nuk prisja, duke pasur parasysh që ai u dënua me kusht për çështjen e parë, duhet të kishte qenë një dënim efektiv për çështjen e dytë, sepse është e pamundur të dënohesh me gjobë për të njëjtin krim një herë, dhe të dënohesh me kusht për çështjen e dytë. Lidhur me çështjet e tjera, ato janë apeluar, janë në Gjykatën e Apelit dhe ende nuk janë kthyer dhe nuk e di rezultatin për çështjet e tjera.”, - deklaroi prokurori, Xhemal Loga.
 
Sipas akuzës, ajo ka paraqitur certifikata dhe vërtetime të rreme lidhur me përvojën e punës dhe praktikën profesionale.
 
“Tani lidhur me ekzistencën e përdorimit të dokumenteve me përmbajtje të pavërtetë: e akuzuara i është vënë në barrë për tre dokumente që thuhet se janë të rreme. Së pari, certifikata për praktikën e përgatitjes (u/për stazhin praktik), ku pretendon se e ka përfunduar stazhin praktik në mars të vitit 2019. Së dyti, një konfirmim për përvojë pune, me të cilin pretendon se ka punuar pesë vjet si mësuese për t’u kualifikuar si drejtoreshë. Së treti, vlerësimi i këshillit mësimor, që thotë se ajo ka zotëruar 42 kompetenca të parashikuara. Nga këtu del se në dy raste ka të dhëna të pavërteta: së pari, certifikata e përfundimit të stazhimit praktik është e rreme, sipas saj stazhi praktik ka zgjatur nga viti 2018 deri në mars 2019.”, - theksoi gjykatësi, Jordan Jovanov.
 
Gjykata vazhdon shqyrtimin e këtyre dokumenteve dhe vendosjen e masave ligjore për të vërtetuar përgjegjësinë e të akuzuarës.
 
FITORE ISTREFI