Tre ekonomistë fitojnë Nobelin, ndikimi i teknologjisë në rritjen ekonomike

13.10.2025 16:31

Çmimin Nobel për Ekonomi sivjet e kanë fituar amerikano-izraeliti Joel Mokyr...

Çmimin Nobel për Ekonomi sivjet e kanë fituar amerikano-izraeliti Joel Mokyr, Philippe Aghion nga Franca dhe Peter Hoëitt nga Kanadaja për punën e tyre mbi ndikimin e teknologjisë në rritjen e qëndrueshme ekonomike.

Mokyr, 79 vjeç, fitoi gjysmën e çmimit për “identifikimin e parakushteve për rritje të qëndrueshme përmes përparimit teknologjik”, tha Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

Aghion, 69 vjeç dhe Hoëitt, 79 vjeç, ndan gjysmën tjetër të çmimit për “teorinë e rritjes së qëndrueshme përmes shkatërrimit krijues”, shtoi Akademia.

John Hassler, kryetar i komitetit që ndan çmimin tha se puna e tyre u është përgjigjur pyetjeve se si shpikjet teknologjike nxisin rritjen dhe si mund të mbahet rritja e qëndrueshme.

Çmimi në ekonomi mbyll ndarjen e çmimeve të Nobelit për këtë vit, kur u nderuan shkencëtarët për punën e tyre për sistemin imunitar të njeriut, për aplikimet praktike të mekanikës kuantike dhe zhvillimin e formave të reja të arkitekturës molekulare.

Fituesit e Çmimit Nobel për Ekonomi marrin një diplomë, një medalje prej ari dhe një çek prej 1.2 milion dollarësh.