Zgjedhjet lokale 2025, Lëvizja “E di” vazhdon fushatën në Kumanovë
Lëvizja “E di” premton përgatitjen e strategjisë...

Lëvizja “E di” premton përgatitjen e strategjisë për gjelbërim urban në Kumanovë, për çka thotë se do të veprojë sipas planit aksional, me synimin për të krijuar parqe lokale në secilën bashkësi lokale, vendosjen në kadastër të secilës pjesë të gjelbërt, në kuadër të planit gjeneral urbanistik.
“Pjesët e gjelbra dhe parqet janë mushkëritë e bardha të qytetit. Sigurojnë ajër të pastër, krijojnë hapësirë për pushim, shoqërim dhe rekreim dhe njëkohësisht e rrisin bukurinë dhe kualitetin e jetës urbane. Investimi në hapësira të gjelbra është investim në shëndetin e qytetarëve, ambient më të mirë jetësor dhe ardhmëri të qëndrueshme për të gjithë ne. Vitin e kaluar Komuna e Kumanovës i ka rikonstruktuar dy parqet më të mëdha.”, - deklaroi kandidati për këshilltar nga Lëvizja “E di” në Kumanovë, Dushan Kërstiq.
Jeta kualitative urbane kërkon edhe investime në infrastrukturë, theksojnë nga Lëvizja “E di”.
“Kemi realizuar shumë projekte për përmirësimin dhe zgjerimin e infrastrukturës në komunën tonë, ndërsa qytetarët e kanë identifikuar këtë. Komuna do të vazhdojë të investojë në zhvillim dhe modernizim të infrastrukturës, me qëllim që t’u mundësohet përditshmëri më e mirë banorëve të Kumanovës. Do të realizojmë më shumë projekte në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore, gazifikimit, modernizimit dhe mirëmbajtjen e sistemit për ujitje, kanalizimin fekal dhe atmosferik dhe projekte tjera për përmirësimin e jetës në çdo shtëpi.”, - theksoi kandidati nga Lëvizja “E di” për këshilltar në Kumanovë, Ace Trajkovski.
Nga Lëvizja “E di” në Kumanovë paralajmërojnë rikonstruimin e arterieve kryesore në pjesën qendrore të qytetit, vendosjen e sinjalistikës së re dhe pajisjeve urbane, si dhe investime nëpër lagjet e qytetit dhe investime infrastrukturore në vendbanimet rurale. (Gyltene Sinani, TVM2)
