Botë

​Të paktën 100 të plagosur nga përplasja e dy trenave në Sllovaki

13.10.2025 20:34

Rreth 100 persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy trenave me shpejtësi...

Rreth 100 persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy trenave me shpejtësi të lartë në Sllovaki, deklaroi ministri i Brendshëm Matush Shutaj Eshtok.

Deri më tani nuk është raportuar për viktima. Megjithatë, punonjësit e shpëtimit thanë se të paktën dy persona ishin në gjendje kritike.

Ministri i Shëndetësisë Kamil Shashko njoftoi se do të vizitonte personalisht vendin e aksidentit.

Përplasja midis dy trenave të pasagjerëve ndodhi pranë fshatit Jablonov Turnou në Sllovakinë juglindore, afër kufirit hungarez, raporton ATSH.

Informacionet paraprake të lëshuara nga Ministria e Brendshme sugjerojnë se një machinist nuk respektoi rregullat e qarkullimit.