Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, E Majta kërkon votën në Strugë dhe Prilep
13.10.2025 17:26
Kandidatja për këshilltare në Komunën e Strugës nga radhët e partisë E Majta...

Kandidatja për këshilltare në Komunën e Strugës nga radhët e partisë E Majta, Elizabeta Pintoska, prezantoi vizionin e saj për këtë qytet, duke premtuar zgjidhje sistematike për menaxhimin dhe grumbullimin e mbeturinave.
“Ne kemi treguar se lufta duhet bërë për principe dhe jo për karrige. Si kandidate për këshilltare nga E Majta do të luftoj për mbylljen e menjëhershme të deponisë ilegale, pastrim të krimit, do të kërkojmë përgjegjësi për helmimin sistematik të Strugës, zgjidhje të qëndrueshme ekologjike për ripërpunim të mbeturinave, kontejnerë të mbyllur për mbeturina bio në çdo lagje, që do të jenë të qasshme për çdo amvisëri. 60 deri 80 për qind e mbeturinave në vend janë organike apo bio.”, - deklaroi kandidatja për këshilltare në Strugë nga E Majta, Elizabeta Pintoska.
Edhe bartësi i listës për këshilltar në Komunën e Prilepit nga po e njëjta parti, Metodija Kostoski, u përbetua se pas marrjes së mandatit në këshillin komunal në Prilep do të kërkojë revizion të financave, të pronave, si dhe do të hapë dyert e komunës për qytetarët.
“Revizion gjithëpërfshirës të projekteve më të mëdha të deritanishme, veçanërisht të atyre që nuk kanë pranim teknik së bashku me regjistrimin e pronës së tundshme dhe të patundshme, të cilën do ta hasim ne komune, si dhe regjistrim i të gjitha mjeteve financiare që ka në dispozicion komuna. Po ashtu do të angazhohemi edhe për inkluzionin e qytetarëve dhe t’i hapim dyert e komunës për ta.”, - theksoi bartësi i listës për këshilltar në Prilep nga E Majta, Metodija Kostoski.
Karvani zgjedhor i Së Majtës sonte vazhdon me prezantimin e kuadrove dhe platformës në Koçan.
GAZMEND REXHEPI
